Flash

Sulm masiv ukrainas me dronë ndaj Moskës, ka viktima dhe shkatërrime

Lapsi.al 17 May 2026
Sulm masiv ukrainas me dronë ndaj Moskës, ka viktima dhe

Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është përshkallëzuar sërish pas një armëpushimi të shkurtër në fillim të majit. Gjatë natës së kaluar, Moska dhe disa rajone ruse u vunë në shënjestër të një sulmi masiv me dronë të nisur nga Ukraina, i konsideruar nga autoritetet ruse si një nga më të mëdhenjtë që nga fillimi i konfliktit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, sistemet e mbrojtjes ajrore kanë kapur dhe shkatërruar 556 dronë në zona të ndryshme të vendit, përfshirë kryeqytetin.

Në Moskë dhe zonat përreth, numri paraprak i viktimave është të paktën 3 persona të vdekur dhe shumë të plagosur. Autoritetet lokale raportojnë se mbi 120 dronë po drejtoheshin drejt kryeqytetit.

Disa dronë goditën objektiva në zonat urbane dhe periferike, duke shkaktuar dëme në ndërtesa banimi dhe një kantier ndërtimi pranë një rafinerie nafte dhe gazi. 12 persona u plagosën pranë objektit industrial, i cili, megjithatë, mbeti funksional. Guvernatori i Rajonit të Moskës, Andrey Vorobyov, e përshkroi këtë si një sulm "në shkallë të gjerë".

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se dronët ukrainas të rrëzuar gjatë natës u interceptuan në 14 rajone të vendit, si dhe në Krime, Detin e Zi dhe Detin Azov. Ndër zonat e prekura: Belgorod, Kursk, Bryansk, Voronezh, Tula, Rostov dhe Krasnodar, si dhe rajonet përreth Moskës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tërmet 6.4 ballë në Japoni

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë goditi verilindjen e Japonisë, pa shkaktuar paralajmërim për cunami, njoftoi Agjencia Meteorologjike Japoneze. Lëk...

10:49

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI