Flash

Gjykata rrëzon akuzat ndaj Shakirës për mashtrim fiskal

Lapsi.al 18 May 2026
Gjykata rrëzon akuzat ndaj Shakirës për mashtrim fiskal

Shakira ka fituar betejën e saj ligjore ndaj autoriteteve spanjolle, pas një procesi që zgjati më shumë se tetë vite.

Gjykata e Lartë Kombëtare në Spanjë e shpalli të pafajshme artisten në çështjen e mashtrimit fiskal, duke vendosur se nuk kishte prova të mjaftueshme që ajo kishte qëndruar më shumë se 183 ditë në Spanjë gjatë vitit 2011 — kusht ky për t’u konsideruar rezidente tatimore.

Sipas mediave ndërkombëtare, Shakira do të rimbursohet me rreth 64 milionë dollarë, shumë që ishte vendosur si gjobë ndaj saj në vitin 2021, ndërsa do të marrë edhe miliona të tjera për interesa dhe penalitete, duke e çuar totalin mbi 70 milionë dollarë.

Në një reagim publik, këngëtarja deklaroi se “nuk ka pasur kurrë mashtrim”, duke e cilësuar gjithë procesin si një periudhë shumë të rëndë për jetën e saj personale dhe familjare.

“Pas më shumë se tetë vitesh sulmesh publike dhe përpjekjesh për të dëmtuar reputacionin tim, drejtësia më në fund vendosi të vërtetën,” u shpreh ajo.

Edhe avokati i saj, Jose Luis Prada, e përshkroi procesin si një “kalvar të papranueshëm” që pati ndikim të madh emocional dhe profesional tek artistja.

Megjithatë, autoritetet tatimore spanjolle raportohet se planifikojnë ta apelojnë vendimin në Gjykatën Supreme, çka do të thotë se pagesa përfundimtare mund të shtyhet deri në vendimin final.

Problemet ligjore të Shakirës nisën në vitin 2018, kur ajo u akuzua për shmangie të pagesës së rreth 15.8 milionë dollarëve taksa për periudhën 2012-2014. Edhe pse ajo gjithmonë deklaroi pafajësinë, në vitin 2023 arriti një marrëveshje me autoritetet spanjolle për të shmangur një proces të gjatë gjyqësor.

Në atë kohë, artistja deklaroi se vendimin e kishte marrë për të mbrojtur fëmijët e saj, Sasha dhe Milan.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI