Flash

Josh Duhamel bëhet baba për herë të tretë, reagon Fergie

Lapsi.al 18 May 2026
Josh Duhamel bëhet baba për herë të tretë, reagon

Josh Duhamel është bërë baba për herë të tretë. Aktori 53-vjeçar dhe bashkëshortja e tij, Audra Mari, kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre, të cilën e kanë pagëzuar Rocca de Leon Duhamel.

Lajmin e ëmbël çifti e ndau në Instagram përmes një fotografie të parë të vogëlushes, duke shkruar: “Vajza jonë erdhi në jetë”.

Mes shumë urimeve nga fansat dhe miqtë e famshëm, vëmendje mori edhe reagimi i ish-bashkëshortes së aktorit, këngëtares Fergie. Ajo komentoi në postim me disa emoji zemrash dhe fjongosh rozë, duke treguar mbështetjen dhe raportin pozitiv që vazhdon të ketë me ish-partnerin.

Josh Duhamel dhe Fergie kanë një djalë së bashku, Axl, 12 vjeç. Çifti ishte i martuar nga viti 2009 deri në vitin 2017, ndërsa divorci u finalizua në vitin 2019.

Aktori ka folur së fundmi edhe për marrëdhënien e mirë që ruan me Fergie dhe bashkëshorten e tij aktuale, duke theksuar se për të më e rëndësishmja është paqja dhe harmonia mes familjeve.

“Fergie është një nënë shumë e mirë dhe ajo shkon shumë mirë me bashkëshorten time Audra. Kjo është ajo që ka më shumë rëndësi për mua,” është shprehur ai në një intervistë të fundit.

Josh dhe Audra janë gjithashtu prindër të një djali tjetër, Shepherd, i lindur në vitin 2024.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI