Flash

Thuram provokon Milanin me një banderolë në festën e Interit: çfarë rrezikon tani

Lapsi.al 18 May 2026
Thuram provokon Milanin me një banderolë në festën e

Festa e titullit të Interit në rrugët e Milanos u kthye në një lumë tifozësh zikaltër, me mijëra mbështetës që shoqëruan autobusin e hapur të skuadrës së drejtuar nga Cristian Chivu. Mes koreve, flamujve dhe festimeve, një nga protagonistët absolutë ishte Marcus Thuram, autor i disa gjesteve që pritet të shkaktojnë polemika.

Gjatë paradës, sulmuesi francez shfaqi para tifozëve dy banderola provokuese kundër Milanit. Në të parën shfaqej një mi mbi sfond kuqezi, ndërsa në të dytën një frazë ironike dhe vulgare mbi derbet e fituara nga kuqezinjtë. Episode që ndezën menjëherë debatet mes dy tifozerive.

Festë e Interit, banderola anti-Milan në autobusin e hapur

Bandorola mbi derbet e treguar nga Thuram futet në traditën e gjatë të talljeve mes Interit dhe Milanit. Referenca më direkte është festa e Milanit për Champions League 2007, kur Massimo Ambrosini shfaqi një banderolë provokuese kundër zikaltërve që kishin fituar kampionatin.

Vite më vonë, gjatë festës së titullit të Milanit në 2022, edhe Mike Maignan mori pjesë në talljet ndaj rivalëve të qytetit. Thuram kështu e ringjalli sfidën simbolike mes dy anëve të Milanos, duke iu përgjigjur në mënyrë ideale episodeve të mëparshme. Ndërsa banderola me “miun” hyn në gjuhën e rrjeteve sociale që tifozëritë përdorin në mënyrë përçmuese ndaj njëra-tjetrës.

Thuram

Festimi i Thuram në fushë për të nderuar Eto’o

Por sulmuesi francez nuk u ndal me kaq. Që gjatë ceremonisë së trofeut në San Siro kishte tërhequr vëmendjen duke festuar me dy qese në duar, si homazh për Samuel Eto’o dhe festimin e famshëm të Tripletës së vitit 2010. Një gjest historik i shpjeguar vite më parë nga Marco Materazzi si referencë ndaj “qeseve me gola” që sulmuesi kamerunas sillte zakonisht në finale. Mes festës, provokimeve dhe rikthimeve në të kaluarën, festimet e Interit rindezën edhe një herë rivalitetin e pafund me Milan.

Thuram

Çfarë rrezikon Marcus Thuram për banderolat anti-Milan

Ashtu si ndodhi me Dumfries dy vite më parë dhe me Maignan në 2022, Prokuroria e FIGC do të hetojë festën zikaltër dhe përfundimi mund të sjellë një gjobë pas marrëveshjes. Mbetet për t’u parë nëse do të ndëshkohet edhe vetë klubi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI