Flash

Murtaja e bagëtive rikthehet sërish në Shkodër/ Groposen 20 dele

Lapsi.al 19 May 2026
Murtaja e bagëtive rikthehet sërish në Shkodër/ Groposen 20

Murtaja e bagëtive është rikthyer në qytetin e Shkodrës, e cila deri më tani ka prekur rreth 20 krerë dele të cilat janë groposur. Pas këtij rasti, me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë fshati Mali i Gjymtit, në njësinë Dajç ka hyrë në karantinë. Rasti i cili është konfirmuar zyrtarisht prej tre ditësh, ka prekur fermën e fermerit Sokol Volaj, ku 20 krerë bagëti janë groposur dhe pritet që të asgjësohen edhe 60 të tjera. Kjo sëmundje ka shkaktuar dëme të konsiderueshme tek fermeri, si në humbje ekonomike ashtu edhe në humbjen e krerëve të bagëtisë.

Administratori i njësisë së Dajçit, Broz Pjetrani është shprehur se ekzistojnë dyshimet që murtaja e bagëtive të ketë prekur edhe bagëti të tjera të imta, për të cilat do të kryhen analizat specifike. Ndërkohë që kontrolli ka nisur edhe në zona të tjera, për të parë nëse kjo është përhapur edhe tek bagëtitë e tjera. Megjithatë, duhet theksuar se kjo sëmundje prek vetëm kafshët dhe nuk transmetohet tek njeriu.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI