Flash

Tentuan të νrisnin me armë dy persona, arrestohen shqiptari dhe italiani

Lapsi.al 19 May 2026
Tentuan të νrisnin me armë dy persona, arrestohen shqiptari dhe

Karabinierët e Foggias në Itali arrestuan dy persona të përfshirë në të shtënat që ndodhën të dielën, më 10 maj, në periferi të qytetit. Oficerët njoftuan se prangosën një 37-vjeçar shqiptar dhe një bashkëmoshatar të tij nga Foggia, të dy të dyshuar për tentativë vrasjeje dhe posedim të armëve të paligjshme.

Mbrëmjen e 10 majit, një patrullë karabinierësh e angazhuar në kontrollin territorial, ndërhyri pranë parkingut të Penny Market në Via San Severo në Foggia, ku një shtetas i huaj ishte raportuar se po merrte kërcënime me vdekje nga një i njohur.

Me të mbërritur në vendngjarje, efektivët dëgjuan të shtëna me armë që vinin nga parku në rrugën Ugo Iarussi dhe në të njëjtën kohë, vunë re se shumë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë po iknin me nxitim për t’i shpëtuar rrezikut.

Karabinierët identifikuan dhe arrestuan menjëherë dy individë që besohet se ishin të përfshirë në të shtëna, të dy me precedentë të shumtë kriminalë. I pari, një shtetas shqiptar, u arrestua afërsisht dyzet metra larg vendit të ngjarjes; i dyti, një italian vendas, u ndoq dhe u arrestua pak më vonë nga oficerët, falë informacionit të dhënë nga disa kalimtarë.

Gjatë ndërhyrjes, karabinierët zbuluan se një grua dhe një burrë kishin pësuar plagë me armë zjarri në këmbën e majtë dhe të djathtë, përkatësisht. Të dy u trajtuan në spitalin lokal.

Hetimet fillestare zbuluan se dy të arrestuarit hynë në parking të armatosur me pistoleta dhe gjatë një grindjeje ku ishin përfshirë disa kalimtarë, qëlluan disa herë, duke plagosur dy persona. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan dy pistoleta, të dyja me numra serialë të fshirë, të cilat besohet se janë përdorur nga të dyshuarit. Më 14 maj, Gjykatësi i Hetimeve Paraprake konfirmoi dy arrestimet dhe urdhëroi paraburgimin e tyre, masë që ka mbetur në fuqi edhe aktualisht, ndërsa Prokuroria vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij sulmi të armatosur.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI