Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Vrasja e Ilaria Sulës, prokuroria italiane kërkon dënim maksimal për ish-të dashurin

Lapsi.al 19 May 2026
Vrasja e Ilaria Sulës, prokuroria italiane kërkon dënim maksimal

Mark Antony Samson, i riu që vrau në mënyrë makabre ish-të dashurën e tij dhe studenten shqiptare Ilaria Sula në Itali, pritet të marrë dënimin maksimal.

Çështja e Samson lidhet pikërisht me vrasjen me thikë, mbylljen e trupit në një çantë dhe zhdukjen e kufomës së ish të dashurës së tij në mars të vitit të kaluar. Nga Zyra e Prokurorit Publik të Romës kërkohet dënimi maksimal mbi autorin e vrasjes i cili e ka pranuar vetë krimin.

E gjitha kjo është shënuar si një ngjarje makabër e cila tronditi opinionin publik. Gjatë aktakuzës, prokurorët deklaruan se vrasja ishte e planifikuar nga Samson dhe u ekzekutua ftohtë.

“Ishte një vrasje e planifikuar dhe me gjakftohtësi. Samsoni nuk tregoi mëshirë ndërsa e goditi me grusht dhe më pas e goditi me thikë. Ai nuk tregoi mëshirë kur e hodhi tutje si mbeturinë. Ai nuk tregoi mëshirë pasi pas vrasjes doli për të ngrënë piadina”, tha Zëvendësprokurori Giuseppe Cascini.

Vrasja e Ilaria Sulës

22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, u gjet e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Trupi i saj ishte futur në një valixhe që u gjet e hedhur në humnerë. Në vendngjarje shkuan hetuesit e skuadrës kriminale së bashku me zjarrfikësit për të marrë trupin e së resë.

E reja kishte pasur së fundmi një lidhje me 23-vjeçarin filipinas Mark Samson, i cili është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen. Ilaria studionte Statistikë në universitetin “La Sapienza”. Përveç familjarëve të saj, të cilët kishin ngritur alarmin në rrjetet sociale, edhe shoqe e kolegë ishin mobilizuar për ta gjetur duke publikuar fotografi të shumta të saj.

Ish i dashuri u arrestua dhe rrëfeu vrasjen gjatë një marrjeje të gjatë në pyetje. Ai e goditi Ilaria-n disa herë me thikë në apartamentin në Via Homs, përpara se ta mbyllte në një valixhe dhe të përpiqej të zhdukte trupin. Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje dhe fshehje të kufomës. I riu me origjinë filipinese, për të zhdukur gjurmë, vazhdoi që të përdorte celularin e studentes, duke iu përgjigjur mesazheve dhe duke postuar në rrjete sociale edhe pas vdekjes së të resë. /Dosja

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI