Flash

Zbulohen nominimet e BET Awards 2026, Cardi B në krye të listës

Lapsi.al 19 May 2026
Zbulohen nominimet e BET Awards 2026, Cardi B në krye të listës

BET Awards 2026 ka publikuar zyrtarisht listën e nominimeve dhe në krye të saj qëndron Cardi B, e cila këtë vit ka siguruar plot gjashtë nominime.

Reperja amerikane do të garojë në disa nga kategoritë më të rëndësishme të eventit, përfshirë “Best Female Hip Hop Artist”, “Album of the Year”, “Best Collaboration” dhe “Viewers’ Choice”.

Pas saj renditen Kendrick Lamar dhe Mariah the Scientist me nga pesë nominime secili, ndërsa Doechii, Doja Cat, Clipse, Teyana Taylor, Olivia Dean dhe Latto kanë marrë nga katër nominime.

Një nga risitë më të komentuara të këtij edicioni është shtimi i dy kategorive të reja: “Fashion Vanguard Award” dhe “Pulse Award”.

Çmimi “Fashion Vanguard Award” do t’u jepet figurave që kanë ndikuar fuqishëm në industrinë e modës dhe kulturës pop, duke përdorur stilin si formë shprehjeje në muzikë, film, sport dhe jetën publike. Në këtë kategori janë nominuar emra të njohur si A$AP Rocky, Beyoncé, Rihanna, Zendaya, Bad Bunny, Teyana Taylor dhe Cardi B.

Ndërkohë, “Pulse Award” do të vlerësojë personalitetet dhe projektet digjitale që kanë ndikuar më shumë në kulturën online dhe në rrjetet sociale.

Në kategoritë muzikore, Kendrick Lamar përballet me Cardi B dhe Mariah the Scientist në “Best Collaboration” dhe “Viewers’ Choice”. Në garë për “Album of the Year” janë projektet muzikore të Cardi B, J. Cole, Bruno Mars, Tyler, the Creator, Clipse dhe Mariah the Scientist.

Sa i përket kinemasë dhe televizionit, në kategorinë “Best Actor” janë nominuar Denzel Washington, Michael B. Jordan dhe Anthony Mackie, ndërsa për “Best Actress” konkurrojnë Angela Bassett, Cynthia Erivo dhe Keke Palmer.

Edhe sporti ka emrat e tij të mëdhenj në listë, ku për “Sportswoman of the Year” janë nominuar Coco Gauff, Naomi Osaka dhe Angel Reese, ndërsa në kategorinë “Sportsman of the Year” garojnë LeBron James, Stephen Curry dhe Jalen Hurts.

Ceremonia e BET Awards 2026 do të mbahet më 28 qershor dhe do të transmetohet live në rrjetin BET dhe platformat e tjera të Paramount.

Të këshilluara

Detaje nga ndarja e Pete Davidson me modelen

Pete Davidson po kalon me qetësi ndarjen nga partnerja e tij Elsie Hewitt, pavarësisht se lajmi për fundin e lidhjes së tyre erdhi vetëm pesë muaj pas lindjes s...

19:34

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI