Flash

Bordi i Paqes i kërkon Këshillit të Sigurimit të ushtrojë presion për Hamasin

Lapsi.al 20 May 2026
Bordi i Paqes i kërkon Këshillit të Sigurimit të

Bordi i Paqes, i krijuar për të mbikëqyrur armëpushimin në Gaza, do t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të ushtrojë presion mbi Hamasin që të çarmatoset, sipas AP.

Sipas një raporti që pritet të diskutohet në Këshillin e Sigurimit, refuzimi i Hamasit për të dorëzuar armët mbetet pengesa kryesore për zbatimin e plotë të marrëveshjes së armëpushimit.

Raporti thekson se rindërtimi i Gazës nuk mund të nisë pa çarmatosjen e grupeve të armatosura. Dokumenti argumenton se dorëzimi i armëve është kusht thelbësor për tërheqjen graduale të forcave izraelite, krijimin e një administrate civile palestineze dhe avancimin e procesit drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze.

Kreu i Bordit të Paqes, Nickolay Mladenov, ka deklaruar se armëpushimi i hyrë në fuqi në tetor ka ngecur pikërisht për shkak të mosmarrëveshjeve mbi çarmatosjen e Hamasit.

Sipas tij, kjo çështje është vendimtare për përparimin e të gjitha elementeve të planit të paqes.

Nga ana tjetër, Hamasi e ka kundërshtuar raportin, duke e cilësuar atë si të njëanshëm dhe duke akuzuar Izraelin për moszbatim të detyrimeve të marra në fazën e parë të armëpushimit.

Organizata palestineze pretendon se kufizimet në hyrjen e ndihmave dhe materialeve për rindërtim vazhdojnë të rëndojnë situatën humanitare në Gaza.

Raporti evidenton gjithashtu se shkeljet e armëpushimit vazhdojnë pothuajse çdo ditë.

Ndërkohë, kushtet e jetesës në Gaza mbeten shumë të vështira për rreth dy milionë banorët e saj, ndërsa përpjekjet për rindërtim dhe stabilizim politik vazhdojnë të pengohen nga mungesa e një marrëveshjeje përfundimtare mes palëve.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 20 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 95.1 lekë dhe do shitet me 95.7 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet m...

08:08

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI