Flash

“Kontrolloj çdo detaj” – Anne Hathaway flet për përgatitjen në filma

Lapsi.al 20 May 2026
“Kontrolloj çdo detaj” – Anne Hathaway flet për

Anne Hathaway ka zbuluar se përgatitja e saj intensive për rolet në filma shpesh i tremb regjisorët me të cilët punon.

Aktorja fituese e Oscar-it, 43 vjeç, foli hapur për mënyrën e saj të punës gjatë një interviste në podcastin “The A24 Podcast”, së bashku me regjisorin David Lowery.

“Një nga gjërat që përpiqem t’u shpjegoj regjisorëve që nuk më njohin është se gjatë fazës së përgatitjes unë analizoj gjithçka,” tha Hathaway.

Ajo tregoi se bën pyetje për çdo detaj të skenarit, madje edhe për replikat që i pëlqejnë më shumë.

“Unë vë gjithçka nën lupë, kërkoj kuptimin e çdo detaji dhe shpesh kjo i ka trembur disa regjisorë,” u shpreh aktorja.

Megjithatë, Hathaway theksoi se kjo ndodh vetëm para nisjes së xhirimeve, pasi në set dëshiron të jetë plotësisht e përqendruar në realizimin e vizionit të regjisorit.

“Kur jemi në set, dua të jem krahu i djathtë i regjisorit. Dua të ekzekutoj vizionin e tij dhe të di saktësisht çfarë po bëjmë dhe pse. Atëherë nuk ka kohë për pyetje,” tha ajo.

Regjisori David Lowery konfirmoi se gjatë punës për filmin “Mother Mary”, ata diskutonin çdo rresht të skenarit.

Filmi psikologjik “Mother Mary”, ku Hathaway luan rolin kryesor të një ylli të muzikës pop, nuk pati sukses në arkëtime, duke fituar vetëm 3 milionë dollarë nga një buxhet prej 20 milionë dollarësh.

Ndërkohë, aktorja po përjeton sukses të madh me “The Devil Wears Prada 2”, i cili ka kaluar mbi 548 milionë dollarë fitime globale.

Anne Hathaway do të shfaqet së shpejti edhe në filmin e ri të Christopher Nolan, “The Odyssey”, ku interpreton Penelope, bashkëshorten e Odiseut.

Të këshilluara

Kylie Minogue rrëfen betejën me kancerin

Kylie Minogue ka zbuluar për herë të parë pse vendosi ta mbante sekret diagnozën e saj të dytë me kancer, në dokumentarin e ri të Netflix “Kylie”. Këngëtarja a...

16:39

Detaje nga ndarja e Pete Davidson me modelen

Pete Davidson po kalon me qetësi ndarjen nga partnerja e tij Elsie Hewitt, pavarësisht se lajmi për fundin e lidhjes së tyre erdhi vetëm pesë muaj pas lindjes s...

19:34

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI