Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Qeveria miraton draftin/ Zgjerohet fusha ku SHISH mund të mbledhë informacione

Lapsi.al 20 May 2026
Qeveria miraton draftin/ Zgjerohet fusha ku SHISH mund të mbledhë

Qeveria ka miratuar sot disa ndryshime ligjore për ti dhënë Shërbimit Informativ Shtetëror një fushë më të madhe ku mund të mbledhë informacion për sigurinë kombëtare.

Në draftin e bërë publik thuhet se SHISH do të mbledhë informacion për kërcënimet që vijnë nga aktiviteti i shërbimeve të inteligjencës së huaj, në të gjitha format që shprehet dhe shfaqet, në funksion të ruajtjes së integritetit, pavarësisë dhe rendit kushtetues si dhe për terrorizmin dhe ekstremizmin, krimet kundër mjedisit, prodhimin dhe përhapjen e armëve të dëmtimit në masë, si dhe për stabilitetin e brendshëm dhe rajonal.

Në të njëjtën kohë SHISH-it i janë shtuar edhe dy detyra të tjera: mbledhja e informacionit për kërcënimet ndaj sigurisë ekonomike, kërcënimet kibernetike dhe kërcënimet hibride si dhe “kërcënimet ndaj infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të Republikës së Shqipërisë.”.

Në ligjin ekzistues paga e drejtorit të SHISH ishte e njëjtë me atë të ministrit, ndërsa e nëndrejtorit e njehsuar me atë të zv.ministrit.

Me propozimet e miratuara sot në Qeveri, paga e dy drejtuesve të SHISH do të miratohet me vendim qeverie.

Ndryshimet në ligj

Titulli i ligjit ndryshohet dhe zëvendësohet me “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”.

Neni 3 ishte

– Mbledh informacion nga jashtë në funksion të sigurimit kombëtar.

– Kryen veprimtari kundërzbulimi për ruajtjen e integritetit, të pavarësisë e të rendit kushtetues.

– Mbledh informacion për terrorizmin, për prodhimin dhe trafikun e narkotikëve, për prodhimin e armëve të dëmtimit në masë, për krimet kundër mjedisit.

Neni 3 bëhet

– Mbledh informacion brenda dhe jashtë vendit në funksion të sigurisë kombëtare, sigurisë kolektive dhe sfidave globale.

– Mbledh informacion për kërcënimet që vijnë nga aktiviteti i shërbimeve të inteligjencës së huaj, në të gjitha format që shprehet dhe shfaqet, në funksion të ruajtjes së integritetit, pavarësisë dhe rendit kushtetues.

– Mbledh informacion për terrorizmin dhe ekstremizmin, krimet kundër mjedisit, prodhimin dhe përhapjen e armëve të dëmtimit në masë, si dhe për stabilitetin e brendshëm dhe rajonal

Pas nënndarjes së tretë shtohen dy nënndarje, me këtë përmbajtje:

“- Mbledh informacion për kërcënimet ndaj sigurisë ekonomike, kërcënimet kibernetike dhe kërcënimet hibride, me impakt në mjedisin e sigurisë së vendit.

– Mbledh informacion për kërcënimet ndaj infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të Republikës së Shqipërisë.”.

Neni 5 ishte

Statusi i tij (drejtorit), për efekte trajtimi ekonomik, njësohet me atë të një ministri, ndërsa ai i zëvendësdrejtorit të SHIK-ut me atë të një zëvendësministri.

Neni 5 bëhet

Drejtori dhe Zëvendësdrejtori i SHISH-it përfitojnë pagë bazë, shtesë për vjetërsi dhe shtesë për natyrë të veçantë pune. Trajtimi financiar i tyre përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Drejtori dhe Zëvendësdrejtori trajtohen nga legjislacioni për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit.”.

Në fund të nenit 13 shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:

“SHISH-i ka të drejtë për akses në bazat e të dhënave shtetërore, i cili është i kufizuar sipas funksionit ligjor dhe rregullohet me marrëveshje ndërinstitucionale.”.

Të këshilluara

Apeli shpall të pafajshme Sonila Qaton

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur të pafajshme ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Sonila Qato...

17:00

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI