Flash

Tabaku: Qeveria të reflektojë, prioritet kryesor duhet të jetë integrimi i Shqipërisë

Lapsi.al 21 May 2026
Tabaku: Qeveria të reflektojë, prioritet kryesor duhet të

Propozimi i fundit i Gjermanisë për integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian ka sjellë diskutime në politikën shqiptare.

Deputetja e PD Jorida Tabaku në fjalën e saj në Kuvend i bëri thirrje qeverisë të reflektojë dhe të tregojë vullnet të vërtetë politik për të ecur përpara.

Tabaku theksoi se Shqipëria nuk mund të ketë asnjë objektiv tjetër përveç anëtarësimit të plotë në BE.

Pjesë nga fjala e deputetes Jorida Tabaku;

Zoti kryetar, faleminderit. Së pari më lejoni që të përshëndes, besoj e keni dëgjuar propozimin e Gjermanisë që sot është bërë publik dhe për mediat, për një letër që Kancelari… e ka nisur të gjithë vendeve anëtare, përsa i përket propozimit për integrimin gradual. Kancelari gjerman… ka qenë i pari në fakt që ka filluar të elaborojë këto ide dhe unë besoj që janë shumë ndryshe dhe nga idetë që qeveria shqiptare lancoi pak kohë më parë për integrimin parcial, të pjesshëm.

Shqipëria nuk ka asnjë objeksion, nuk ka asnjë objektiv tjetër përveçse integrimit të plotë dhe sot, mbështetja e Gjermanisë, konfirmimi i Gjermanisë drejt këtij rrugëtimi, besoj që e konfirmon dhe njëherë për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kështu që zoti kryetar, unë shpresoj që qeveria shqiptare të jetë në kohë për të reflektuar, për ta përdorur këtë moment të artë në fakt që ofrohet, për të pasur vullnetin politik për të ecur përpara.

Sepse 5 muajt e fundit të pengesave, të vonesave, të mungesës së vullnetit politik, unë besoj që kanë të njëjtat arsye që e vonuan për 10 vite, që u shtynë për 5 muaj të tjerë, të cilët sot qytetarët shqiptarë besoj, në fund të ditës e kanë kuptuar se kush ka qenë pengesa. Dhe njëherë bëj thirrje që ky propozim që ka ardhur sot nga Gjermania për vendet e tjera anëtare, të shihet si një mundësi e qeverisë shqiptare për të ecur përpara, për të bërë reformat.

Së pari, për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, së dyti për ta bërë këtë proces një prioritet kombëtar për të gjithë Shqipërinë e shqiptarët dhe të mos të ndiqet e njëjta rrugë që është ndjekur në 10 vite me radhë, e në 5 muajt e fundit, në të cilën ky proces ka mbetur i bllokuar.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI