Flash

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Çmimet rriten përtej naftës, pjesa më e qëndrueshme e inflacionit “kërceu” në prill

Lapsi.al 22 May 2026
Çmimet rriten përtej naftës, pjesa më e qëndrueshme e

Përbërësit më të qëndrueshëm të inflacionit shënuan një rritje të ndjeshme në muajin prill. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, inflacioni bazë, inflacioni bazë neto dhe inflacioni që përjashton ushqimet dhe mallrat energjetike u rritën njëkohësisht, duke treguar se presionet për rritjen e çmimeve ngelen të larta, edhe përtej efektit afatshkurtër të shtrenjtimit të naftës.

Shifrat e Bankës Qendrore tregojnë se inflacioni vjetor bazë u rrit në 2.92%, nga 2.72% që kishte qenë një muaj më parë. Inflacioni bazë ngelet gjithashtu në rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur shënonte nivelin 2.5.3%.

Inflacioni bazë qëndroi edhe këtë muaj sipër nivelit të inflacionit total në ekonomi, që për prillin, sipas shifrave të INSTAT, arriti në 2.8%.

Nënshporta që mat inflacionin bazë llogaritet mbi një grup produktesh dhe shërbimesh që përbëjnë 69.8% të totalit të shportës së Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

Inflacioni bazë përjashton produktet që nga natyra kanë luhatshmëri të lartë, si ato ushqimore dhe energjetike. Llogaritja e inflacionit bazë ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër. Inflacioni bazë është një indikator i rëndësishëm për të kuptuar tendencat më afatgjata të çmimeve dhe ndaj monitorohet vazhdimisht nga Banka e Shqipërisë.

Sipas analizave të Bankës së Shqipërisë, vlerat relativisht të larta të inflacionit bazë në pjesën e parë të këtij viti kanë ardhur kryesisht nga inflacioni i nëngrupit të qirave, me kontribute pozitive, ndonëse në ngadalësim, nga disa kategori shërbimesh, kryesisht të lidhura me aktivitetin e turizmit.

Presionet e brendshme inflacioniste mbeten kontribuuesi kryesor në inflacion. Gjithnjë sipas Bankës së Shqipërisë, inflacioni bazë dhe ai i brendshëm ruajtën kontributet kryesore në formimin e inflacionit total gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, me përkatësisht 2.05 dhe 3.15 pikë përqindje, dhe mbeten relativisht të qëndrueshme, për sa i takon peshës së tyre në inflacion.

Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto u rrit në përmasa të ngjashme.

Për prillin, ky tregues zbriti në nivelin në 3.61%, nga 3.37% që kishte qenë në mars dhe gjithashtu në rritje nga niveli prej 2.19% i një viti më parë. Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 49% të shportës së IÇK-së.

Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike në prill 2026 zbriti në nivelin 3.51%, nga 3.28% që kishte qenë në mars dhe 2.12% që kishte qenë një vit më parë./ Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 22 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.6 lekë dhe do shitet me 82.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:23

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI