Flash

NATO: Pa llogaridhënie për Banjskën, s'ka afrim me Serbinë

Lapsi.al 22 May 2026
NATO: Pa llogaridhënie për Banjskën, s'ka afrim me

Për Serbinë, ka ardhur koha e llogaridhënies: Marrëdhëniet e saj me NATO-n nuk do të avancojnë pa sqaruar më parë incidentet e vitit 2023 në veri të Kosovës.

Këtë mesazh e solli drejtpërdrejt në Beograd, dhe më pas në Prishtinë, zëvendësndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Partneritet, Kevin Hamilton.

“Thellimi i partneritetit me Serbinë mbetet i pezulluar. Këto incidente si dhe sulmet mbi personelin e KFOR-it ishin plotësisht të papranueshme. Unë isha në Beograd para se të vija në Prishtinë dhe mesazhi im për autoritetet serbe është se NATO pret llogaridhënie dhe se personat që kryen dhe organizuan ato sulme, duhet të dalin para drejtësisë”, deklaroi Kevin Hamilton, zv/ndësndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Partneritet në NATO.

Në Banjskë të Zveçanit, grupe serbësh të armatosur në shtator të vitit 2023 sulmuan Policinë e Kosovës dhe vranë një rreshter dhe plagosën dy të tjerë. Vetëm katër muaj më parë, në po të njëjtin vit, më 29 maj, gjatë protestave të serbëve në veri u plagosën dhe u lënduan mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it. Për këto ngjarje, siç e bëri të qartë zyrtari i lartë i NATO-s, duhet të ketë llogaridhënie.

“Aleanca e dëshiron një raport transparent e poziti” me Beogradin, por jo me çdo kusht”, u shpreh ai, teksa sqaroi se nuk është fjala për një ndëshkim simbolik, por për ngrirje të hapave konkretë siç është ky bllokimi i lëvizjes drejt një “partneriteti të përshtatur individual”, një format bashkëpunimi më i ngushtë që NATO ua ofron vendeve partnere.

Hamilton paralajmëroi gjithashtu për fushatat hibride të dezinformimit që po synojnë destabilizimin e rajonit, duke përmendur Rusinë si aktor kryesor. “Kjo është pjesë e manualit rus për të nxitur pakënaqësi dhe përçarje në Ballkanin Perëndimor,” tha ai, duke bërë thirrje për vigjilencë.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI