Flash

Alarmi i ri i arsimit: Rënie e nxënësve, universitetet mbahen nga vajzat

Lapsi.al 23 May 2026
Alarmi i ri i arsimit: Rënie e nxënësve, universitetet mbahen nga

Shqipëria po humbet nxënës nga viti në vit teksa nuk po arrin të mbushë më edhe auditorët e universiteteve. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se në vitin shkollor 2025-2026 numri total i regjistrimeve në arsimin parauniversitar ra me 1.7%, duke konfirmuar trendin e tkurrjes demografike dhe emigracionit që po godet sistemin arsimor.

Në total, në shkolla dhe kopshte janë regjistruar 399 mijë nxënës, ndërsa rënia më e fortë shfaqet në arsimin 9-vjeçar, ku rezultojnë 2.7% më pak nxënës krahasuar me një vit më parë. Shifrat tregojnë se boshatisja nuk po prek më vetëm zonat rurale, por po bëhet fenomen kombëtar.

Kontrasti më i fortë duket në universitet. Ndërsa cikli parauniversitar tkurret, arsimi i lartë vijon të mbahet nga regjistrimet e vajzave. Sipas INSTAT, 67.6% e studentëve në programet Master janë femra, ndërsa në Bachelor ato përbëjnë 56.8% të totalit.

Të dhënat reflektojnë edhe një tjetër zhvillim, atë që arsimi profesional vazhdon të mbetet periferik. Vetëm 19.4% e nxënësve të shkollave të mesme kanë zgjedhur arsimin profesional, ndërsa vajzat përbëjnë vetëm 17.2% të regjistrimeve në këtë profil. Kjo tregon se tregu i formimit teknik ende nuk po arrin të tërheqë të rinjtë, pavarësisht kërkesës në rritje për profesione praktike dhe teknike në vend dhe që lakohet gjithmonë e më shumë.

Në universitete, preferencat mbeten të përqendruara te degët tradicionale. “Biznes, administrim dhe ligj” kryeson me 25.2% të studentëve, ndërsa “Shëndet dhe mirëqenie” renditet e dyta me 22.2%. Në vend të tretë vjen “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me 16.9%.

Nga të dhënat duket se ekonomia shqiptare vazhdon të prodhojë më shumë juristë dhe ekonomistë sesa profile teknologjike apo industriale, në një kohë kur bizneset ankohen për mungesë të fuqisë së specializuar punëtore.

Sa i takon raportit të arsimit publik dhe privat rezulton se mbi 85% e nxënësve në çdo nivel vazhdojnë të regjistrohen në institucionet shtetërore duke e lënë të kufizuar peshën që ka në sistemin arsimor shqiptar pjesa private./Monitor.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI