Aktualitet, 5 Gusht 2022, 15:59

Tragjedia në Himarë/ Dëshmia e Arjan Tases: Nëse skafi do ishte rrotulluar në anën tjetër, do kisha vrarë familjen time

XING

Tragjedia në Himarë/ Dëshmia e Arjan Tases: Nëse skafi do

Gjykata e Vlorës la në burg policin Arjan Tase. Pak ditë më parë ai i mori jetën me skaf në breg të detit një vogëlusheje 7-vjeçare.

Tase rrezikon 10 deri në 20 vite burg sipas Nenit 76 në Kodin Penal nën akuzën “Vrasje me dashje indirekte”.

Gjatë seancës gjyqësore ai nuk ka pasur kundërshtime në lidhje me vendimin si dhe i ka kërkuar falje familjes së vajzës.

"Dua t’i kërkoj falje familjes të së miturës për tragjedinë që i kam shkaktuar. Nuk do të doja kurrësesi të kishte ndodhur ajo që ndodhi. Nuk dua të mbrohen dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese. Dua tju kërkoj ndjesë edhe të gjithë kolegëve të policisë së shtetit të prekur nga kjo situatë.  Nuk duhet të ndodhte kurrsesi, por fati im i keq. Në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra më dy fëmijët. Nëse skafi do ishte rrotulluar në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time", është shprehur ai.

Burimi: Abc News