'Vjehrrën mund ta luajë Kiara', zbulohet detaje të tjera nga filmi i Oltës dhe Luizit

XING
Siç tashmë e dimë, Luizin dhe Oltën do t’i shohim së bashku në një film, ku dyshja do të luajnë rolin e burrit dhe gruas. Së fundmi gazetari Blendi Salaj në “Wake Up” ka zbuluar detaje të tjera.
Ai tha se dyshja janë të dashuruar, ndërkohë që vjehrra i bën magji Oltës.
“Çifti më i madh ose më i rëndësishëm i momentit, mund të mos jetë Luiz-Kiara, por mund të jetë Luiz-Olta. Flitet për një film të mundshëm ku Luizi dhe Olta do të jenë protagonistë të filmit ku ata luajnë një çift ku vjehrra i bën magji nuses që është Olta. Vjehrrën mund ta luajë Kiara (them unë)”, tregoi Blendi.