Nga Bota, 18 Gusht 2022, 10:57

'Do të të përndjek si i çmendur', dalin mesazhet tronditëse që ish-fubollisti i Manchester United i dërgonte partneres

XING

'Do të të përndjek si i çmendur', dalin mesazhet

Ish-futbollisti i Manchester United Ryan Giggs ka dalë para gjykatës pasi është paditur nga ish-partnerja e tij Kate Greville për sulm dhe përndjekje. Gjatë gjyqit u publikuan emaile-t tronditëse që Giggs i kishte dërguar ish-partneres së tij pasi ajo e bllokoi në rrjetet e tjera sociale.

'Do të të përndjek si i çmendur', dalin mesazhet

Në disa nga mesazhet që u publikuan në Gjykatën e Manchester, Giggs shkruan: “Kurrë nuk kam dashur dikë tjetër siç të dua ty. Personin me të cilin kam pasur më shumë lidhje nuk e kam më. Këto nuk janë vetëm premtime të rreme. Dua ta them, tani pusho së qeni fëmijë dhe më telefono të lutem. Përndryshe do të të ndjek si i çmendur, dhe ti e di sa i mirë jam në këtë [emoji të buzëqeshur]. Dhe unë do të vij te ti dhe do të futem brenda! Ose do të pres derisa të dalësh. Mezi pres të dëgjoj nga ty, Ryan.” 

'Do të të përndjek si i çmendur', dalin mesazhet

Ndërsa në email-et e tjera të dërguara nga ish-ylli i futbollit, ai e përshkruan Greville si një ‘femër të tmerrshme’ duke e përsëritur disa herë urrejtjen e tij për partneren.

“Një femër e tmerrshme, e tmerrshme. Ti nuk e meriton të jesh prind”, shkruan ish-futbollisti. “Jam kaq i çmendur tani sa po e tremb veten sepse mund të bëja gjithçka. Unë në fakt të urrej për atë që më ke bërë. Te urrej. URREJTJE URREJTJE URREJTJE.”

Greville u zhvendos në shtëpinë e Giggs në mars të vitit 2020 pasi Britania u fut në izolim , por ajo e përshkroi kohën e saj të jetesës me ish-menaxherin e Uellsit si ferr’ 

'Do të të përndjek si i çmendur', dalin mesazhet