Nga Bota, 18 Gusht 2022, 10:41

Festë e 'shthurur', kryeministrja finlandeze kryqëzohet nga qytetarët: Nuk të ka hije

XING

Festë e 'shthurur', kryeministrja finlandeze kryqëzohet nga

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin është kritikuar nga qytetarët pasi në rrjete sociale qarkullon një video, ku ajo shihet në një festë, teksa në sfond dëgjohen biseda për lëndë narkotike, kokainë.

Kryeministrja finlandeze ka qenë duke festuar me miqtë e saj, duke konsumuar pije alkoolike, kërcyer dhe kënduar. Mirëpo sipas finlandezëve një qëndrim i tillë nuk i ka hije kryeministres së vendit.

Kryeministrja është kritikuar edhe më herët për faktin se kalon më shumë kohë se ç’duhet në party dhe klube nate.