Flash

Kush bëhet mami së shpejti

Lapsi.al 6 December 2014
Kush bëhet mami së shpejti

Viti 2014 ka patur shumë të reja përsa i përket jetës së personazheve të njohur publikë. Shumë dasma në radhët e politikanëve, si dhe shumë lajme për pritjen e një fëmije. Ja cilat janë nënat e ardhshme të showbiz-it shqiptar:

Arbana Osmani

Prezantuesja e famshme Arbana ishte e para që çuditi fansat e saj me lajmin e pritjes së një fëmije. Kjo ishte edhe arsyeja e tërheqjes nga skena e Arbanës, e cila është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private. Deklarata e Arbanës për shtatzëninë e saj u bë në emisionin e Mustafa Nanos “Jamais Vu”. Deri tani nuk dihet ende gjinia e bebes.

Xhemi Shehu

Për koincidencë, Xhemi që është mikja e ngushtë e Arbanës, është gjithashtu në pritje të një fëmije. Kjo është shtatzënia e dytë e Xhemit, e cila është tashme nëna e një djali që quhet Martin. Sipas revistës "Anabel", Xhemi është në pritje të një djali, por kjo mbetet në kufirin e një thashethemi.

Nora Istrefi

Nora Strefi deklaroi vetëm para një jave se do të tërhiqej nga gara e kërcimit në “Dancing with me”, për shkak se ishte në pritje të një fëmije. Pas performancës me Genti Bejkon, Nora deklaroi se ky ishte kërcimi i saj i fundit, pasi është 9-javëshe shtatzënë dhe i duhet të ndërpresë garën.

Elisa Spiropali

Por nëna të reja do të ketë edhe në radhët e politikaneve. Në pritje të një fëmije është edhe drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali. Lajmi për shtatzëninë e saj u mësua gjatë dasmës se Spiropalit në muajin tetor të këtij viti, me partnerin e saj Salarjon Totaj.

Olta Xhaçka

Lajmin për shtatzëninë e personazheve të njohur, do t’i shtohet edhe ai i deputetes dhe njëkohësisht mikes së Spiropalit, Olta Xhaçka. Xhaçka u martua këtë vit në muajin tetor, me deputetin e Partisë Socialiste, Artan Gaçi, pas dy vjet lidhje.

Të këshilluara

Shkëndija tregon asetet

Shkëndije Mujaj ka publikuar një seri fotografish për të promovuar përsëri ‘asetin’ e saj gati të vetëm- t&e...

21:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI