Flash

Sara Hoxha, si provoi bisturinë në emër të dashurisë

Lapsi.al 9 December 2014
Sara Hoxha, si provoi bisturinë në emër të dashurisë

Ky është çmimi i dashurisë dhe pasojat pozitive të saj. Sara Hoxha, trashigimtarja e grupit mediatik Top Channel, ka bërë një transformim rrënjesor në emër të pasionit. Tashmë është e njohur lidhja e saj me moderatorin e “The Voice” Ledion Liçon. Por janë të panjohura fotot e mënyrës së si kjo vajzë ka ndryshuar përmasat e trupit të saj. "Ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë në jetën time, por dua ta bëj të qartë që kjo nuk është diçka që e rekomandoj si një mënyrë për të humbur në peshë” ka deklaruar Sara Hoxha vajza e Dritan Hoxhës, në lidhje me ndryshimn drastik që i ka bërë trupit të saj, për vetëm një vit. Ajo ka pranuar që ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale për të arritur trupin që aktualisht ka. Në gusht të këtij viti portali Anabel informonte se Sara i qe nënshtruar një Gastric Bypass, ose thënë në gjuhën popullore, zvogëlim stomaku. Por ajo tani thotë se këtë gjë nuk ua rekomandon miqve të saj, që e pyesin “Si ia dole”. “Nuk jam askush që të jap këshilla, për sa kohë që nuk munda të humbas peshë në mënyrë të shëndetshme”, shkruan Sara në Instagram. Por pavarësisht se nuk ndihet krenare për këtë ndryshim, ajo tani duket një zonjushë e vërtetë e denjë për dashurinë e saj të re.

Fjalët e para për lidhjen e saj me Ledionin të cilit thuhet se ia ka kushtuar këtë transformim, u hapën pranverën e kaluar. Cifti i të dashuruarve kaloi edhe pushimet e verës së bashku dhe vetëm në tetor ata postuan në rrjetet sociale fotot e tyre, ku ajo më e famshmja duke u puthur bëri xhiron e të gjithë mediave dhe faqeve online shqiptare. (lapsi.al)

 

Të këshilluara

Çiljeta, provokuese që kur ka qenë 15 vjeç

Çiljeta e ka nisur rrugën e saj në show-biz pikërisht nga konkurset e bukurisë. Atëherë kur vetëm 15 vjeç, modelja e shndërruar në këngëtare, arriti të kurorëzo...

09:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI