Është 45 vjeç por nuk trembet nga aparati fotografik. Jennifer Lopez duket në një formë perfekte trupore, pavarësisht viteve që mban mbi shpinë. Këngëtarja ka pozuar për numrin e muajit janar të revistës “Self”, ku është rrëfyer për punën dhe planet e saj gjatë vitit 2015. Në fotografitë që gjenden bashkëngjitur të realizuara enkas për revistën, JLo shihet tejet sensuale duke bërë paralele, e veshur vetëm me mbathje të bardha dhe me një gjysmë bluzë, prej nga duket barku i saj i tonifikuar. Më tej e veshur me pantallona të bardha dhe kanotiere të bardhë, këngëtarja nënë e dy fëmijëve, tregon një fizik për tu pasur zili.
Asambleja e PS të shtunën/ Zbulohet vendi ku Edi Rama do të mbledhë të tijtë, çështjet që do të diskutohen
Partia Socialiste është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Burime...