Flash

Sinan Hoxha i dhuron unazë 5 mijë dollarëshe të fejuarës doktoreshë

Lapsi.al 31 January 2015
Sinan Hoxha i dhuron unazë 5 mijë dollarëshe të

Këngëtari i njohur i muzikës popullore Sinan Hoxha i ka dhënë fund beqarisë. Ai është fejuar me një bukuroshe nga Kumanova që quhet Andrra. Lajmi që fillimisht u publikua nga një agjenci kosovare, u përhap menjëherë në portale të ndryshme e rrjete sociale në Shqipëri. Bashkë me lajmin u shfaqën edhe fotot e dy të fejuarve, që duken të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
DASHURIA
Miq të afërt të këngëtarit kanë zbuluar për “Bluetooth” se dashuria midis Sinanit dhe Andrrës lindi në Paris dy vite më parë, por ai e ka mbajtur të fshehtë deri ditën e fejesës. Këngëtari dhe Andrra janë takuar rregullisht në Paris, qytet ku edhe janë njohur për herë të parë. Sinani nisej nga vendet ku ndodhej për koncerte ndërsa vajza e tij zemrës nga Hamburgu i Gjermanisë, për t’u bashkuar thuajse çdo javë në kryeqytetin francez. Gjatë kësaj kohe artisti shqiptar është kujdesur shumë që kjo marrëdhënie të mbahej e fshehtë sa më gjatë e të mos bëhej publike sidomos në media.
FEJESA
Historia e dashurisë midis Sinan Hoxhës dhe bukuroshes nga Kumanova Andrra Destani, u kurorëzua me fejesë pas dy vitesh. Sipas burimeve pranë çiftit, unaza e fejesës që Andrra mban në gisht është me diamant dhe ka kushtuar rreth 5 mijë dollarë. Andrra është 24 vjeçe dhe jeton prej vitesh në Gjermani. Ajo është e diplomuar në mjekësi. Këngëtari 34-vjeçar nuk e ka sjellë asnjëherë deri më tani të fejuarën në Shqipëri, si gjithmonë në përpjekje për ta mbajtur larg fokusit të medias. I kontaktuar nga “Bluetooth”, Sinani nuk pranoi të prononcohej për asgjë. Nuk dihet ende nëse çifti ka nisur apo jo bashkëjetesën, dhe a kanë plane për martesë. Fejesa e Sinan Hoxhës me siguri ishte një lajm i gëzuar jo vetëm për fansat, por sidomos për familjen e tij, e cila siç është shprehur këngëtari në intervista, mezi priste ta shihte dhëndër./Lapsi.al

Të këshilluara

Në vaskë me modelen Angela Martini...

Modelja shqiptare Angela Martini, vazhdon të jetë në qendër të artikujve në mediat e huaja. Këtë fundjavë sex simboli nga Shkodra, ka qenë në faqen e parë të nj...

21:39

Dafina Zeqiri tregon fundshpinën

Nuk është hera e parë që këngëtarja seksi nga Kosova tërheq vëmendjen me fotot e saj sensuale. Dafina Zeqiri ose shkurt ...

20:59

Vjen “Ted 2” (trailer)

Arushi “Ted” vjen sërish. Protagonistët janë ata të parët ndërsa janë shtuar edhe të tjerë. Mark Wahlbe...

19:27

Anxhelina Hadërgjonaj ka këmbë...wow!

Ajo është Anxhelina Hadërgjonaj, vajza sexy e Albëries, e cila kësaj here ka ditur të godasë fort, me setin e ri fotografik realizuar në New York nga Fadil Beri...

15:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI