Flash

Grammy Awards/ Çfarë do të (zh)veshë Bleona të dielën?

Lapsi.al 6 February 2015
Grammy Awards/ Çfarë do të (zh)veshë Bleona të

Këtë të dielë në Los Angeles do të mbahet ceremonia e 57-të e çmimeve Grammy. E ndërsa ditët kalojnë dhe artistët që do të performojnë në eventin muzikor më të rëndësishëm në botë, shtohen, ne po mendojmë për Bleonën. Këngëtarja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara, prej vitit 2010 shfaqet rregullisht në tapetin e kuq të kësaj feste. 

Pjesëmarrja e Bleonës vitet e shkuara në Grammys ka qenë më se normale; me fustane të gjata dhe pamje krejt të zakonshme. Pavarsisht jehonës që i është bërë në mediat shqiptare për këto “arritje” të këngëtares, askush në Amerikë apo gjetkë, nuk pati shkruar ndonjëherë për potencialin e Bleonës, në tapetët e kuq. 

Madje vjet, këngëtarja shqiptare, për pak sa, shpëtoi pa u vënë re! Po të mos ishte për Katy Perry-n, Bleona nuk do të rezultonte (në cep) në fotot zyrtare që qarkullojnë në internet, menjëherë pas përfundimit të parakalimit të yjeve në tapetin e kuq. 

Por, “goditja” e mirëmenduar erdhi nëntorin e shkuar. Gjatë javëve të transmetimit të reality show-t “Euros of Hollywood”, ku Bleona shfaqej në televizionin Amerikan, ajo bëri një paraqitje thuajse nudo në American Music Awards. Kaq do të mjaftonte që objektivët dhe blicat e aparatëve fotografik, të drejtoheshin nga ajo dhe mediat e të gjithë botës, t’a vinin në qendër të vëmendjes. 

Këngëtarja shqiptare, momentalisht, sipas të rejave që poston në Instagram, është duke xhiruar videon e saj të re. Duket se programi ku mori pjesë ka rezultuar i frytshëm dhe “lufta” në kërkim të famës amerikane është në rrugë të mbarë. Gjithashtu, fustani rrjetë ishte ‘shock’-ues dhe pas tij, jemi të bindur se   kurioziteti për të mësuar se si do shfaqet Bleona të dielën në “Grammy Awards”, është shtuar!

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI