Flash

Çim Xhepa: pse nuk arrita ta puth Monda Bulkun

Lapsi.al 1 March 2015
Çim Xhepa: pse nuk arrita ta puth Monda Bulkun

“Unë isha i gatshëm ta puthja Monda Bulkun. Nuki di nëse ishte e njëjta gjë edhe për atë. Nuk di nëse ajo do të pranonte, jo për shkak të saj por për shkak të opinionit të asaj kohe”. Kështu ka treguar në një intervistë për gazetën “Panorama”, Ndriçim Xhepa duke folur  rreth mungesës së erotikës në kinematografinë komuniste dhe puthjet që ngelën në tentativë. Në filmin “Duaje emrin tënd” (foto)ku ngjet një sekuencë kult e kinematografisë komuniste, ku Xhepa dhe Bulku rrotullohen mbi bar, gjithsesi, puthja nuk ndodh. Por ky nuk ka qenë rasti i vetëm. Xhepa ka përmendur një sërë filmash ku ka pasur si bashkëprotagoniste aktore bukuroshe si Matilda Makoçi, Eva Alikaj apo Nertila Koka, duke thënë se kulmimi i këtyre filmave do të ishte shkëmbimi i një puthjeje midis protagonistëve, që nuk erdhi kurrë “Puthja është një gjë normale dhe kështu duhet të jetë. Kemi një profesion të tillë dhe duhet të trëajtojmë me profesionalizëm çdo skenë. Nuk ndodhte kështu fatkeqësisht në kohën  e Shqipërisë komuniste. Kujtoj që në filmin ‘Duaje emrin tënd” të dy regjizorët e filmit donin që të kishte një puthje midis personazhit që luaja unë dhe Jonës, por që fatkeqësisht nuk u bë. Edhe po të putheshim nuk do të kishte shumë dobi. Filmi kontrollohej dhe kalonte në disa duar para se të shfaqej, ndaj ishte e sigurt që do të censurohej”, ka thënë Xhepa me keqardhje..

Me Matilda Makocin

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI