Flash

Erion Veliaj, ministri i rrjeteve sociale

Lapsi.al 24 March 2015
Erion Veliaj, ministri i rrjeteve sociale

Erion Veliaj mund të quhet me plotë gojën, mjeshtër i facebook-ut. Në rang zyrtarësh, ministri i Mirëqënies Sociale, konkurron kokë më kokë me Kryeministrin Rama, pasi të dy pasqyrojnë çdo aktivitet që marrin pjesë, thuajse në kohë reale. Erion Veliaj ka merak të pozojë me moshat e treta dhe kryesisht fëmijët, foto për të cilat është sulmuar shpesh herë në media si shfrytëzues. Imazhe  të tilla, duket se prekin më shumë përdoruesit e rrjetit dhe për pasojë, kur Erioni shfaqet krah njerëzve të pamundur, ‘like’-t janë të shumtë. 

Por, kur shfrytëzon, prit edhe të të shfrytëzojnë. Rasti konkret, i referohet albumit me dhjetra foto që ministri Veliaj publikoi nga aktiviteti i sotëm, të cilat u pushtuan menjëherë nga reklamat për Big Brother. Me sa duket, “sekreti” i propagandës përmes facebook është kuptuar edhe nga fansat e reality-t, të cilët përfituan për t’iu përgjigjur ministrit me të njëjtën monedhë.

Gjithashtu, nga një kalim i shpejtë nëpër fotot e këtij albumi, na kapi syri edhe një gabim (Rrr) që fare lehtë mund t’a kishin kursyer. Në mos për të pranishmit në sallë, ministri Veliaj harroi t’a fshehë këtë foto për përdoruesit e facebook, ku ndër ta, është edhe Kryeministri Rama i cili vështirë se do t’a toleronte një gabim të tillë me Shqipen. 

Të këshilluara

PD dhe PS "përplasen" edhe në X Factor

Përplasjes mes dy forcave më të mëdha politike në vend, duket se nuk i ka shpëtuar as X Factor. Në programin ku kërkohet talenti në muzikë, mbrëmjen e së hënës ...

11:53

Aurela Hoxha josh fansat me gjuhë

Aurela Hoxha është një nga personazhet shqiptarë më të ndjekur në Instagram, e për të mbajtur këtë "status", modeles i duhet të postojë shpesh foto që provokojn...

11:07

Angela Martini pa mbathje?

Modelja e njohur shqiptare Angela Martini, ka postuar së fundi një foto sensuale në të cilën kërkon të provokojë, a ka veshur ose jo të mbathje. Ndjesinë, t'a k...

17:34

Big Brother/ Zhvishet banorja më sexy

Prania e Xhensilës në Big Brother duket se ka kuriozuar një pjesë të mirë të shikuesve, të cilët po prisnin me padurim "shpërthimin" e saj, siç e kishin parë në...

15:52

Në rrezik shtatëzënia e Nora Istrefit?

Të ngresh shtanga me pesha kur je shtatëzënë? Ky është meraku më i madh që ka shqetësuar fansat e ndjekësit e Nora Istrefi, kur kanë parë këtë foto të këngëtar...

15:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI