Flash

Skandal/ 50 këngëtarë shqiptarë rrezikojnë burgun për evazion fiskal

Lapsi.al 28 March 2015
Skandal/ 50 këngëtarë shqiptarë rrezikojnë burgun

Lajmi vjen nga Kosova, aty ku këtë të shtunë ka plasur skandali i shmangies së tatimeve dhe detyrimeve ndaj shtetit të artistëve të skenës sonë. Sipas Indeksonline, mbi 50 emra të njohur këngëtarësh do të duhen të përballen me ligjin me akuzën e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave. Artistët janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës, nga Prokuroria dhe njësia për Krime Ekonomike.

Këta 50 këngëtarë asnjëherë nuk i kanë paguar tatim shtetit të Kosovës ose kanë bërë pagesa simbolike, e në këtë mënyrë të gjitha të ardhurat që ata kanë marrë nga mbrëmjet muzikore i kanë shkaktuar dëme milionëshe buxhetit të Kosovës.

Mbi 4 milionë euro llogaritet se këta këngëtarë i kanë shkaktuar dëme buxhetit të shtetit duke mos e deklaruar të ardhurat e tyre në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Indeksonline posedon listën e plotë me emrat e të gjithë këngëtarëve të cilët sipas Prokurorisë së Shtetit e kanë shkelur ligjin.

“Shteti do t’iu ofrojë marrëveshje këtyre këngëtarëve për ta paguar tatimin duke nënshkruar kontratë, nëse kjo nuk arrihet, do të arrestohen”, ka treguar për Indeksonline një burim i sigurt në kushte anonimiteti, brenda organeve të hetuesisë.

Po ashtu sipas të njëjtit burim, këtyre këngëtarëve do t’iu konfiskohen veturat luksoze që i kanë blerë dhe po ashtu do t’iu kërkohet që ta tregojnë prejardhjen e pasurisë së tyre.

Këta janë 12 këngëtarët të cilët do të ftohen në Prokurorinë e Shtetit që ta japin deklaratën e tyre në polici dhe të njëjtit rrezikojnë të arrestohen.

1. Shkëlzen Jetishi - Xeni

2. Altuna Sejdiu -Tuna

3. Shkurte Fejza

4. Sinan Vllasaliu

5. Getoar Selimi - Geti (Tingulli Trent)

6. Sabri Fejzullahu

7. Ermal Fejzullahu

8. Shyhrete Behluli

9. Mihrije Braha

10. Edon Dedi- Dj Blunt

11. Naim Abazi

12. Remzije Osmani

Të këshilluara

Pas "rrahjes", Tuna zbulon gjoksin në club

Tuna ishte në qendër të vemendjes se mediave kosovare një ditë më parë, të cilat publikuan lajmin se i dashuri i saj e kishte dhunuar duke i nxirë syrin. Por, m...

10:45

Elhaida Dani në depresion?

Këngëtarja që do të na përfaqësojë në Eurovision duket se po përjeton një moment jo të këndshëm 2 muaj përpara garës në Vienë. Elhaida Danit i duhet të udhëtojë...

12:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI