Flash

Nicole Scherzinger festë të "çmendur" në Mikono me futbollistin shqiptar (FOTO)

Lapsi.al 1 July 2015
Nicole Scherzinger festë të "çmendur" në Mikono

Në shoqërinë e futbollistit shqiptar të Olimpiakosit, Pajtim Kasami, këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger ka festuar 37-vjetorin e saj më muzikë dhe shumë alkol. Festa e “çmendur” ishte organizuar në Mikono, ishullin grek të njohur në të gjithë botën për jetën e tij të “çmendur” gjatë muajve të verës.

E veshur me një mini ngjyrë të argjendtë, mbrëmjen e së dielës Scherzinger nuk e përmbajti veten, duke bërë gjeste që vunë në siklet edhe futbollistin shqiptar. Nën efektin e alkolit, në një gjendje të pavetëdijshme ajo endej rrugëve të ishullit duke qeshur dhe duke ekspozuar pjesë të saj intime.

Siç shihet nga fotot, Kasami e ka marrë në krah për ta larguar prej aty, në mënyrë që këngëtarja të mos vazhdonte shfaqjen e saj në gjendje të dehur. Por më gjithë përpjekjen e Kasamit, Nicole Scherzinger i ka ofruar mjaftueshëm poza paparazzëve. Foto që me siguri duhet të jetë penduar kur i ka parë pasi i kishte dalë pija.

Shoqja e saj që e shoqëronte në këtë festë, Caroline Standury i ka thënë gazetës Daily Mail, se Scherzinger nuk del shpesh në mbrëmje dhe nuk sillet në këtë mënryë. Ajo e justifikoi shfaqjen jo të hijshme të shoqes së saj me faktin se këngëtarja e famshme festonte ditëlindjen dhe përmbylljen e një viti të vështirë për të, sidomos pas ndarjes nga Lewis Hamilton. /Lapsi.al/

Të këshilluara

Pak gjoks nga Rovena Stefa

Modeli Bleona nuk është i keq kur vendos të bësh para me çdo çmim. Megjithëse ka një zë ku e ku më të mirë se këngëtarja e "Nuk po di as me ma lyp" Rovena Stefa...

06:43

Marina Vjollca e preferon të trashë

Kur themi të trashë, kemi parasysh puron në buzët e prezantueses së Top Channel. Nuk është aq e dëmshme sa cigaret normale, për shkak se konsumohet më rrallë dh...

22:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI