Flash

Elvira Dones del kundër Edi Ramës

Lapsi.al 7 July 2015
Elvira Dones del kundër Edi Ramës

Video që Kryeministri shqiptar publikoi një ditë më parë në profilet e tij të rrjeteve sociale, duket se nuk i ka pëlqyer shkrimtares së njohur, e cila ka ndarë me miqtë në facebook një reagim kritik, kundër Edi Ramës. Elvira Dones ironizon postimin e Ramës, ku bashkëngjitur videos që këngëtarja e njohur amerikane Anstacia i dedikoi shqipërisë, Kryeministri shkroi, “Në betejën kundër çdo forme diskriminimi”. Ky titull duket se ka ngjallur pakënaqësinë e znj. Dones, për të cilën, në kontrast me videon, nuk duket i qëlluar. “Në betejën kundër çdo forme diskriminimi”, qëllim i bukur në titull, diçka angazhuese dhe e dobishme. Sikur të mos u servirej grave të Shqipërisë dhe Kosovës përmes një përshëndetje/videoje qesharake të Anastacia Lynn Newkirk, e cila do ardhkërka nga këto anë për të ndriçuar e motivuar në betejën kundër çdo forme diskriminimi.” – shkruan Elvira Dones.

Më tej, shkrimtarja kapet dhe gjykon një këngëtare për ato 13 sekonda që shfqet në video: “Përshendet, Anastacia, duke thënë Mirupafshim në TERRANA, dhe pastaj, me një gjest gishtash prej adoleshenti lëshon ca tinguj që do bënin të qeshnin, apo qanin, edhe gurët e rrugëve.”

Megjithatë, Elvira Dones, nisur nga shija personale, ka sugjerimin e saj për aritstët që vërtetë janë të aftë të përfaqësojnë këtë kauzë: “Duke mos dashur të ul vlerat e këngëtares në fjalë. Në lëmin e saj ka publikun që i përket, ka shitur disqe (përsëri, në llojin e muzikës që bën), dhe shumë mirë për të.
Por për organizuesit e këtyre nismave nga këto anë marr mundimin të them se betejat kundër formave të diskriminimit nuk janë palaçollëqe, por një punë serioze; 
se për të tilla nisma gratë shqiptare kanë nevojë të shohin në skenë artiste të angazhuara, të cilat me muzikën, mendjen e angazhimin e tyre janë realisht burim frymëzimi. Artiste që bashkojnë gjuhë, ide, tinguj, kultura.
Quhen, për shembull, Fiorella Mannoia, Noah, Tracy Chapman, Angélique Kidjo, Marta Gomez, Shadia Mansour, Koncha Buika...
Kaq kisha.” – përfundon reagimin shkrimtarja. 

Të këshilluara

Stresi shfaqet në gjyqin e Cozman

U duk si një përkrahje dhe ndoshta sepse këtyre “punëve” ia ka marrë dorën, Arkimed Lushaj, injohur ndryshe si Stresi ...

10:48

Vildane Zeneli shijon një lollipop në gojë

Shfaqja me foto provokuese vazhdon, askush nuk mund ta ndalë modelen kosovare të bëjë çdo gjë për t'u dukur sa më erotike e sensuale. Postimi i rradhës në IG, i...

15:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI