Flash

Kjo foto e ditëlindjes së Obamës tregon ndarjen me Michelle

Lapsi.al 4 August 2015
Kjo foto e ditëlindjes së Obamës tregon ndarjen me Michelle

A është në krizë çifti presidencial mes Barack dhe Michelle? Nëse është e vërtetë do të ishte një lajm bombastik, por shenjat se mes tyre gjërat nuk janë në drejtimin e duhur janë të shumta. E para: sot presidenti amerikan mbush 54 vjeç dhe përballë gazetarëve ai doli pa unazën e tij të martesës në gisht (ai nuk e heq kurrë unazën). E dyta: ka kohë që nuk dalin të dy në takime zyrtare apo në foto familjare. E treta: presidenti ka kaluar gjysmën e korrikut me pushime në New York, vetëm me vajzat. Michelle nuk është bërë e gjallë.

Sot, Barack duket se nuk ka shumë për të festuar duke parë që në Shtëpinë e Bardhë është parashikuar një takim i zgjeruar me zv.Presidentin Joe Biden si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon. Më pas ka një darkë zyrtare dhe në mbrëmje një mbedhje me sipërmarrës të ekonomisë. Është parashikuar edhe një takim me komunitetin hebraik amerikan për të diskutuar për planin nuklear të Iranit.

Shumë impenjime për të dhe mesa duket Presidenti ka pak kohë për bashkëshorten. Zërat për një ndarje të tyre qarkullojnë prej gati një viti kur një tabloid amerikan, National Enquirer shkroi se diçka ishte thyer mes tyre pas udhëtimit në Afrikën e Jugut me rastin e funeralit të Nelson Mandelës. Në atë kohë Michelle u tërbua pasi vuri re një afrimitet të pazakontë të burrit të sja me kryeministren daneze Helle Thorning-Schmidt./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI