Flash

Anastacia mbërrin në Tiranë, nesër takon Ramën (Foto)

Lapsi.al 24 August 2015
Anastacia mbërrin në Tiranë, nesër takon Ramën (Foto)

Një ditë përpara koncertit madhështor të Tiranës, këngëtarja amerikane ka mbërritur pasditen e së hënës në aeroportin "Nënë Tereza". 46-vjeçarja është fotografuar nga pas në daljen vip, shoqëruar nga stafi i saj dhe e motra (flokë të shkurtër, përballë). Anastacia ka udhëtuar drejt Sheraton ku do të kalojë natën sonte për të vijuar nesër paradite me një vizitë të konfirmuar me kryeministrin Rama. Ashtu si edhe Jessie J, këngëtarja amerikane do të pritet nesër në Kryeministri në një takim të shkurtër, ku pritet që Edi Rama t'i shprehë përballë vlerësimin e tij artistes. Ky koncert është promovuar në disa intervista dhe dalje publike të Kryeministrit, i cili i ka mëshuar mesazhit kundër diskriminimit që muzika dhe personazhi i Anastacias përfaqëson.

Pas takimit, rreth drekës, Anastacia pritet të bëjë një ndalesë të detyruar në skenën e koncertit ngritur brënda stadiumit "Qemal Stafa", për provat e 'sound-check' përpara koncertit. Më pas në mbrëmje, artistja amerikane do të mbajë shfaqjen e saj prej 1 orë e gjysmë për publikun shqiptar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI