Flash

Rosela Gjylbegu sulmon portalin: “Kur nuk nxjerr prapanicat, shpikni skandalin”

Lapsi.al 9 October 2015
Rosela Gjylbegu sulmon portalin: “Kur nuk nxjerr prapanicat, shpikni

Këngëtarja shkodrane e cila duket se u përdor për disa klikime më shumë, në një shkrim të portalit syri.net, ka reaguar e shqetësuar për arsyen banale, që e bëri kot objekt të një shkrimi.

Artikulli me titull “Rosela Gjylbegun nuk e lejuan të ishte në stadium, ja arsyeja”, i referohej një shprehje që Rosela e kishte kopjuar nga një faqe humori në internet “Shifna n’Pedonale” dhe nuk ishte aspak eksperienca e saj. “Nuk mlanen me hi në stadium ngaqë kam gurë në veshka… e ke për me gjujt serbt thanen”, ishte batuta që portali në fjalë, ia vuri në gojë Roselës.

Këtu merr shkas edhe reagimi i këngëtares e cila shkruan: “…flas e shkruaj në faqen time për imigrantet e shkretë, për fëmijët e sëmurë që kan nevojë për ndihmë, për luftën ndaj kancerit në gji, e pastaj mesazhe sensibilizuese reth 1001 halleve të përditshme e shum e shum të tjera dhe për çfar kujtohet të të përmend "gazetaria" jonë e dashur ????! Mah...
Kuptohet, kur nuk nxjerr prapanicat, duhet shpikur "skandali" qesharak i radhës dhe kjo të bën të qeshësh nga halli...fatkeqsisht..” – shprehet e indinjuar këngëtarja shkodrane e cila ra viktimë e titujve bombastikë për disa klikime më shumë. 

Të këshilluara

Ish- gruaja e Bleros gjen të dashur

S’ka kaluar ende një vit nga ndarja e tyre zyrtare, dhe çifti i famshëm kosovar Blero dhe Teuta e kanë harruar njëri- tjetrin. ...

11:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI