Flash

Agon Channel përgënjeshtron Alketa Vejsiun: Po hedh baltë kundër nesh

Lapsi.al 11 October 2015
Agon Channel përgënjeshtron Alketa Vejsiun: Po hedh baltë

Një artikull i publikuar sot në faqen online të revistës së prezantueses së Tv Klan, është bërë shkas që televizioni i sapo mbyllur Agon Channel, të reagojë me një gjuhë të ashpër, duke hedhur poshtë lajmin ku shkruhej se Adi Krasta do të rikthehet në Vizion Plus. Agon Channel në faqen zyrtare në facebook shkruan se kjo lëvizje është e pa vërtetë pasi, “Zoti Krasta nuk ka bërë asnjë deklaratë publike dhe në djeninë tonë nuk ka asnjë negociatë për të kaluar në ndonjë stacion tjetër televiziv pas mbylljes nga shteti të Agon Channel.”

Një tjetër moment që mund të konsiderohet si kundërsulm i ish-ekranit italian drejtuar medias së Alketa Vejsiut, është paragrafi ku shkruhet se këto lajme duan të bëjnë pis ish-punonjësit që nuk lejohen më të punojnë aty: “Ajo që kuptohet lehtësisht se tani po bëhen përpjekje të kujdesshme për të mbyllur edhe gojët individuale të gazetarëve të njohur në vend. Mungesa e reagimit të profesionistëve ndaj mbylljes së Agonit po pasohet me aksione konspirative në mediat e kontrolluara për të hedhur baltë mbi Agonin dhe njerëzit që kanë punuar e që nuk lejohen më të punojnë aty.” – përfundon reagimi i Agon Channel. Pas këtij postimi, lajmi nuk figuron më në faqen “Class”. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI