Flash

Këngëtarja serbe kundër Kosovës në UNESCO: Egërsira bashkë me Rita Orën

Lapsi.al 22 October 2015
Këngëtarja serbe kundër Kosovës në UNESCO:

Pasi ka mësuar se Kosova po i afrohet gjithnjë e më shumë anëtarësimit në UNESCO, një këngëtare serbe ka nisur lobimin personal në Facebook-un e saj. Jelena Karleusa ka sulmuar dhe fyer Kosovën e kosovarët. Ajo ka përshirë në statueset ofenduese edhe kosovaren më të famshme në botë, Rita Orën. Kjo pasi mediat kroate e quajtën artisten Rita Ora, ambasadore të madhe të Kosovës. Më tej këngëtarja serbe i quan shqiptarët kriminelë dhe egërsira. "Të nderuar vëllezër kroatë, unë nuk jam egërsirë, egërsira janë këta që po i shkatërrojnë dhe po na i vjedhin monumentet historike. Unë jam njeri i arsyeshëm, që është kundër këtyre barbarëve. “F**k it nëse është Rita Ora apo kushdo të tjetër që mendon se duhet të hesht. Unë s’kam qëndruar e heshtur për Srebrenicën dhe s’do të hesht as për këtë”, ka shkruar Jelena Karleusa në një postim në Facebook. Ky postim është bërë sot lajm në mediat serbe. 

Të këshilluara

Olti Curri nis vrapin, a do dobësohet?

Nga gjurmimet e lapsi.al në "Snapchat", sonte, lajmi vjen nga Durrsi. Nuk është e zakonshme të shohësh Olti Currin që poston video ku thotë se ka dalë për vrap....

20:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI