Flash

Shpërthen bashkëshortja e Ajdin Sejdisë: “Im shoq është Babë Tereza, mos hidhni baltë mbi një humanist”

Lapsi.al 30 October 2015
Shpërthen bashkëshortja e Ajdin Sejdisë: “Im shoq

Riselda Sejdia, ish-balerina e njohur për rrëfimin e saj pa doreza në televizion, në lidhje me dashurië plot pasion me biznesmenin 30 vjet më të madh se vetja, Ajdin Sejdia, nuk duroi dot gjatë por ka marrë penën dhe ka hedhur disa rradhë në print. Duke dashur t’i dalë në mbrojtje të shoqit dhe vetes, njëjtë si në studion e “Takimit të Pasdites”, kur pas debatesh të nxehta këmbënguli se nuk ishte martuar me Ajdinin për paratë e tij, por nga dashuria, Riselda e irrituar denoncon sot në “Koha Jonë” lajmet fallco që media sipas saj, ka publikuar në adresë të bashkëshortit 63-vjeçar. 

Riselda Sejdia revoltën e shpreh me figuracione që të sjellin në mend gropën e famshme në qendër të Tiranës: “STOP intrigave në këtë vend që ishte gropë thithëse. Madje edhe tani që vazhdon të jetë po grope, mos kujtoni se duke i hedhur hi syve popullit do të mund ta fitoni atë gropë duke menduar që mund t'ia bëni jetën tjetrit gropë. Gropa qëndron tek i zoti dhe lopatat do të vazhdojnë të hedhin baltë, derisa dheu i familjes sonë do i mbulojë gjer në themele.” – shkruan pedagogia e Universitetit të Arteve. 

“Asnjëherë legjendat, apo përrallat që janë shkruar nëpër gazeta për Ajdin Sejdiun nuk kanë qenë të vërteta, kanë qenë dufe dhe shëmtim nga armiq, që nuk i arrijnë dot aftësitë e një bizesmeni mendjehapur dhe me sukses internacional, por edhe me shpirtin e një Bab’ Tereze.” – shprehet bashkëshortja e biznesmenti kosovar i cili është raportuar së fundi se po hetohet nga Prokuroria pasi fitoi tenderin për parkun energjitik të Durrësit.  

Të këshilluara

Ermal Mamaqi zbulon sa e ka gjobën Enca

Këngëtarja e 800 mijë ndjekësve në IG nuk e ka kot namin. Për Encën thonë se është e vështirë ta kesh në lokal, nuk të vjen kollaj. Por, me sa duket, njëjtë e k...

18:54

Dafina Zeqiri shfaqet nudo

Nuk është një selfie, pasi siç shihet duart i ka të zëna. Por, as se çfarë po bën nuk është e qartë. Rutina e depilimit që çdo femër aplikon, nuk duket të jetë ...

10:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI