Flash

Lori Hoxha pajtohet me Arbana Osmanin

Lapsi.al 3 November 2015
Lori Hoxha pajtohet me Arbana Osmanin

E papritura ndodhi! Pas një periudhe të gjatë që nuk i shihnim më në shoqërinë e njëra-tjetrës, trashëgimtarja e “Top Channel” Lori hoxha dhe prezantuesja e këtij televizioni Arbana Osmani, janë ulur sërish në një tavolinë. Arsyeja e ftohjes midis të dyjave mbeti gjithmonë mister, por duket se pronarja e televizionit ka hedhur gjithçka pas krahëve. Pasi i qëndroi larg Arbanës, duke mos e ftuar as një ditëlindjen e saj, Lori është afruar sërish me të. Ka qenë vetë Arbana që ka informuar ndjekësit e saj për këtë ndryshim. Në Instagram moderatorja ka publikuar një foto ku shfaqet e buzëqeshur me Lorin duke shënuar “Duke folur për modën me gurunë time të fashion-it”. Dihet që Lroi dhe shijet e saj për modën kanë qenë gjithherë frymëzim për Arbanën. Të shohim nëse ajo do e vazhdojë traditën edhe këtë sezon televiz, duke u kujdesur për veshjet e prezantueses në spektaklin që do të drejtojë së shpejti.  

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI