Flash

Jul Deda sulmon FRESSH: “Aplikoni nëse dini të vidhni, t’ia fusni shokut, nëse je ushtar i partisë!”

Lapsi.al 20 March 2016
Jul Deda sulmon FRESSH: “Aplikoni nëse dini të vidhni,

Aktori Julian Deda është treguar vërtetë i ashpër në një status, në të cilin duket se e tejkalon rolin e komedianit. I pozicionuar politikisht në Partinë Demokratike, shkodrani i njohur për protagonizmin e tij në platformat sociale, është kapur sot me mbledhjen e veçantë të të rinjve socialistë. Nuk dihet se çfarë konkretisht e ka nervozuar kaq keq Julin, por me siguri formati alla “The Voice Of Albania” që FRESSH-i organizoi, duket të jetë frymëzimi për atë që shkruan:

“Reklame per Talent Show...!

Nese je nga 15 deri ne 30 vjeç. Nese ke talent te veçante. Nese di te vjedhesh bukur. Nese di t'ja fusesh shokeve te tu dhe ata te mos e ndjejne. Nese di te behesh ure 21 ore ne dite pa u lodhur. Nese je i gatshem te jesh ushtar i bindur pa shtylle kurrizore. Nese di te japesh tendera pa konkurs. Nese je çuni/goca e ndonje funksionari te larte ne parti. Nese vdes per Ramen dhe Taulantin. Nese do me shume partine se Shqiperine. Nese ke deshire te pashtershme ta shkaterrosh vendin tend. 
Atehere apliko menjehere ne FresshVoice. Regjistrimet vazhdojne...!”, shprehet Jul Deda në facebook, duke iu referuar zgjedhjes së kryetarit të ri të FRESSH. 

Të këshilluara

Noizy, sex me Tunën dhe Adelina Tahirin

I ftuar në "6 ditë me Ermalin", Rigels Rajku ka zbuluar shumë nga jeta e tij private. Në lojën e bërë nga Ermali, reperi u detyrua të tregojë se me cilat fem...

07:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI