Flash

Kadastra derë më derë edhe në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit

Lapsi.al 28 October 2026

Kadastra derë më derë edhe në Finiq, Goxhobelli ndjek ngaAgjencia Shtetërore e Kadastrës vijon punën derë më derë tashmë edhe në Bashkinë Finiq, me qëllim evidentimin në terren dhe trajtimin e problematikave të banesave pa dokumentacion pronësie.

Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli, ishte në Finiq për të ndjekur nga afër këtë proces. Gjatë takimit me banorët ajo tha se tashmë puna ka përfunduar në gjashtë fshatrat e parë, që përfshijnë Njësinë Administrative Finiq, ndërsa aktualisht grupet e punës janë të angazhuara në dhjetë fshatrat e Njësisë Administrative Aliko.

“Vijmë derë më derë për të trajtuar të gjitha banesat që nuk kanë dokumentacion pronësie. Qëllimi është të evidentojmë problematikat nga afër dhe të ndjekim procedurat për zgjidhjen e tyre, ndërsa të gjitha të dhënat publikohen në faqen e ASHK, duke garantuar transparencë për çdo subjekt”, tha Goxhobelli.

Sipas planifikimit të Kadastrës, puna në terren synohet të përfundojë në të 52 fshatrat e Bashkisë Finiq deri në fund të nëntorit. Paralelisht me evidentimin e banesave, vijon edhe përpunimi i praktikave, me qëllim avancimin e procedurave për zgjidhjen e problematikave të konstatuara.

Goxhobelli theksoi se pjesëmarrja e banorëve gjatë vizitave në terren është e rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit.


“Ne publikojmë periodikisht datat kur grupet tona janë të pranishme në secilin fshat dhe bashkëpunojmë ngushtë me Bashkinë Finiq për të informuar banorët. Është e rëndësishme që ata të jenë të pranishëm gjatë aksionit dhe të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm, në mënyrë që procedurat të ndiqen dhe praktikat të plotësohen sa më mirë”, u shpreh ajo.

Kadastra derë më derë është pjesë e angazhimit të ASHK-së për të identifikuar nga afër problematikat e pronësisë dhe për të ndjekur procedurat përkatëse në bashkëpunim me qytetarët dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Përveç Finiqit, grupet e punës janë angazhuar edhe në zona të tjera të vendit, përfshirë Velabishtin në Berat, Vithkuqin, Leskovikun dhe Spitallën në Durrës me synimin për të shtrirë procesin në sa më shumë zona ku banesat kanë problematika me dokumentacionin e pronësisë.

Të dhënat për ecurinë e punës publikohen në kanalet online të Kadastrës, duke u mundësuar qytetarëve të informohen për procesin dhe për zonat ku po zhvillohet puna në terren.

Të këshilluara

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI