Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Pamjet tronditëse, Dibu Martinez nuk mund ta mbyllë më dorën: "Lutesha që gishti të mos më dilte nga vendi"

Dibu Martinez ishte shumë pranë transferimit te Juventusi gjatë kësaj vere, por drejtuesit bardhezinj nuk ishin plotësisht të bindur për gjendjen fizike të portierit argjentinas.

Lapsi.al 1 November 2026

Pamjet tronditëse, Dibu Martinez nuk mund ta mbyllë më

Dibu Martinez ishte shumë pranë transferimit te Juventusi gjatë kësaj vere, por drejtuesit bardhezinj nuk ishin plotësisht të bindur për gjendjen fizike të portierit argjentinas. Dëmtimi i dorës, i cili ishte paraqitur si një problem i vogël, në të vërtetë rezultonte shumë serioz. Një prapaskenë që është zbuluar nga vetë Dibu gjatë një interviste. “E kam luajtur të gjithë Botërorin me një gisht të thyer”, tregoi Martinez.

“Mjekët më vendosën një mbajtëse në gisht dhe gjatë javëve të para arrita të stërvitesha duke u hedhur vetëm me njërin krah. Pak ditë përpara finales, arrita të stërvitesha normalisht. Nëse topi do të më godiste drejtpërdrejt në majë të gishtit, i gjithë gishti mund të shpërthente. Sa herë që topi vinte në drejtimin tim, lutesha që gishti të mos më dilte nga vendi”, rrëfeu portieri.

Gjatë intervistës, Dibu tregoi edhe gjendjen e dorës së tij. Të luajturit me një gisht të thyer sigurisht që nuk e ka ndihmuar. Gishti i unazës është dukshëm i shtrembër dhe përkulet në mënyrë jonormale. Problemi bëhet edhe më i dukshëm kur portieri i kombëtares argjentinase përpiqet të mbledhë gishtat e dorës. Gishti i dëmtuar nuk përkulet plotësisht deri në pëllëmbë, duke e bërë të pamundur mbylljen e mirë të grushtit. 

Portieri argjentinas ishte shumë pranë Juventusit gjatë verës. Dibu ishte zgjedhja e parë për të zëvendësuar Di Gregorio, por bardhezinjtë nuk arritën të gjenin marrëveshjen me Aston Villa. Çmimi i kërkuar nga klubi anglez ishte tepër i lartë për një portier 34-vjeçar, i cili kishte edhe një problem kaq serioz fizik. Kështu, drejtuesit e Juventusit ndryshuan drejtim dhe u orientuan drejt italianit Vicario, ndërsa argjentinasi përfundoi te Chelsea, ku, siç ishte parashikuar, u detyrua të ndalej pothuajse menjëherë për t'iu nënshtruar një operacioni në gisht.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI