Flash

Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia

Lapsi.al 7 November 2026

Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin

Policia ka avancuar me ndërhyrjen për shpërndarjen e protestuesve të mbetur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas përdorimit të autobotëve me ujë. Mjetet ujëhedhëse janë zhvendosur në drejtim të Ministrisë së Brendshme, ndërsa një pjesë e protestuesve është tërhequr në rrugët përreth qendrës së Tiranës. 

Paralelisht, efektivët kanë nisur edhe shoqërimet. Disa protestues po merren nga policia dhe futen në automjete, edhe në momente kur në zonën ku ndodheshin nuk kishte përplasje të drejtpërdrejta. Ndërhyrja vjen pas tensioneve të mëparshme para Kryeministrisë, ku u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës dhe autobotëve, ndërsa policia u kundërpërgjigj me ujë me presion.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI