Flash

11 tetor 1943/ Një shqiptar "pushton" kopertinën e revistës amerikane "LIFE"

Lapsi.al 11 October 2026

11 tetor 1943/ Një shqiptar "pushton" kopertinën e

Fotografia "Giants at Play", (Gjigandët duke luajtur) që tregon legjendarët amerikanë të muzikës xhaz, mbuloi të gjithë kopertinen e revistës "LIFE".

Autori i fotografise është shqiptari Gjon Mili, i cili një vit më vonë, 1944 do të drejtonte filmin klasik me metrazh të shkurtër, "Jammin the Blues", kandidat për cmimin Oskar.

Mili njihet në histori si fotograf gjeni, por ai ishte i dashuruar edhe pas muzikës xhaz. Në Nju Jork ai kishte studion e tij fotografike, dhe e kishte bërë traditë të mblidhte muzikantët më të njohur (Duke Ellington, Billie Holiday, Dizzy Gillespie, Count Basie, Lester Young, Gene Krupa) për të luajtur a improvizuar muzikën e tyre.

Këto takime kane hyre ne fjalorin amerikan si "Jam Session", "seanca" ku muzikantë e spektatorë "bllokoheshin" nga ora 21 deri në 4 të mëngjesit për t'u argëtuar.

11 tetor 1943/ Një shqiptar "pushton" kopertinën e

Lindi në vitin 1904 në Korçë dhe nga mosha 5 vjeç u rrit në Rumani, Gjon Mili emigroi në Amerikë për të studiuar inxhinieri elektrike në Institutin Teknologjik të Masaçustetsit (MIT). 

Në vitin 1937, i frymëzuar nga shpikja e dritës stroboskopike, Gjon Mili filloi të eksperimentojë me këtë lloj dritë për të fiksuar në celuloid objekte në lëvizje, duke krijuar kompozime fotogragike të jashtëzakonshme.

Gjon Mili mendonte se koha mund të ndalej dhe këtë e tregoi me fotografitë që ka lënë. Ndërroi jetë më 14 shkurt 1984 në Stamford, Connecticut të ShBA. /LAPSI.al


Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI