Flash

A po paralajmëron miku i Ramës, Alastair Campbell, një kthesë për Zvërnecin dhe mardhënien me familjen Trump

Campbell: "Mikut tim Edi Rama në Shqipëri, nga po i vijnë problemet? Nga fakti që ka këtë marrëveshje zhvillimi/ndërtimi me Jaredin..."

Trump 10 August 2026

​

Nëse shpesh në politikë kthesat e forta testojhen fillimisht nga këshilltarët dhe lobistët, ajo që ka thënë Alastair Campbell, mund të merret si një sinjal. Ish-drejtori i komunikimit dhe strategjisë për ish-kryeministrin laburist Tony Blair, që i ka shërbyer Edi Ramës për fushata elektorale, shkrime në gazeta perendimore dhe hapje dyersh, ka lëshuar së fundi një deklaratë të fortë, që të bën të hamendësosh për shumë çka. Duke qenë se ai është mik personal e njekohësisht edhe perfitues nga ``zemërgjërësia`` e Ramës, zor se për një çështje kaq delikate ai mund të fliste pa i konsultuar. Në podcastin e tij «The Rest is Politics» ai ka thënë:

"Trump e ka zakon që, sapo njerëzit i afrohen shumë, ai i djeg (i dëmton). Mikut tim Edi Rama në Shqipëri, nga po i vijnë problemet? Nga fakti që ka këtë marrëveshje zhvillimi/ndërtimi me Jaredin...".

Pra po të dëgjohet mesazhi (video poshtë), aty del sikur ka qenë Trump që i ka kërkuar një favor Ramës, favor për të cilin ky i fundit po paguan çmimin.

 

Se sa e vërtetë është kjo s`ka nevojë të diskutohet. Por e rëndësishme është pse po e thotë Campell këtë: Si një koment të tij? Vështirë të thUash mendime të pavaruara kur je nën ``kontratë miqësore``. Po atherë si një provë për të testuar idenë se Rama s`ka dashur ti japë Sazanin dhe Zvërnecin, po fuqia e Trump e ka detyruar?

A mos duhet parë kjo si një tentativë për të bërë prapaktheu, siç i kërkojnë protestuesit? Apo thjeshtë Si një manovër për të dalë si viktimë në sytë e evropianëve që spo ja tolerojnë këtë deal?

Një gjë është e qartë, duke ditur se «The Rest is Politics» është një nga podkastet më të populluara dhe më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë, që ekziston prej vitit 2022, vështirë që këto fjalë të jenë lëshuar në mënyrë të pafajshme

Nëse Alastair Campbell thotë se Rama po digjet ngaqë dëshëroi të ishte pranë Trump, kjo është një frazë që duhet mbajtur shënim, ndonëse është shpejt përt të kuptuar nëse po testohet ndonjë ndryshim plani, apo thjeshtë po pompohet një taktikë shfajësimi.

LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI