
Mauro Icardi ka festuar divorcin, Wanda Nara është rikthyer në formë me një dietë që ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme dhe mes tyre vazhdojnë të shkëmbehen thumbime, veçanërisht në rrjetet sociale. Provokimi i fundit i kësaj telenovele argjentinase pa fund vjen nga profili i Wandës në Instagram. Ajo u ka bërë të ditur ndjekësve se ka nxjerrë në shitje, në dyqanin e saj online, një fanellë të vjetër të kombëtares së Argjentinës, të cilën e ka veshur Mauro Icardi.
Ose, më saktë, mund të thuhet se e ka nxjerrë në shitje me çmim qesharak, duke qenë se Wanda kërkon vetëm 20 mijë pesos, rreth 12 euro. Por ajo që tërhoqi vëmendjen në internet dhe e bëri postimin viral ishte përshkrimi që Wanda i kishte vendosur artikullit: “Fanellë origjinale e një ish-futbollisti”…
