
Protestat janë shtrirë edhe në Mirditë, ku një pjesë e nxënësve kanë bojkotuar procesin mësimor. Të rinjtë janë zhvendosur në Rrugën e Kombit në Rubik. Protestuesit kanë dalë në rrugë me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.
Gjatë tubimit, ata kanë djegur goma në rrugë, duke e zhvendosur protestën në një prej akseve kryesore rrugore në vend. Bojkoti i mësimit nga një pjesë e nxënësve në Mirditë është një tjetër zhvillim në kuadër të protestave, të cilat kanë në qendër lëvizjen e të rinjve në qytete të ndryshme të vendit.