
Të rinjtë e Shkodrës janë ngritur sërish në protestë, duke iu bashkuar revoltës studentore që vijon prej një jave në kryeqytet. Ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe arrestimin e tij.
“Rama në burg”, “Rama jep dorëheqjen” janë disa nga thirrjet e të rinjve, ndërsa iu drejtuan me mesazhe edhe policisë. “Hiqni kapelet” u shprehën ata duke kërkuar që policët t’i bashkohen revoltës.