Flash

BE jep sinjal të fortë në ditën e 18 të protestave, i tërheq veshin Ramës për ligjin e zonave të mbrojtura

Lapsi.al 17 June 2026

Parlamenti Evropian miratoi sot rezolutën për Raportin e Komisionit Evropian mbi Shqipërinë për vitin 2025, duke shprehur shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në Peizazhin e Mbrojtur Pishë Poro–Nartë, i njohur edhe si Vjosë–Nartë.

Eurodeputetët u kërkuan autoriteteve shqiptare të shfuqizojnë ndryshimet e vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda këtyre territoreve dhe dobësojnë mekanizmat e mbrojtjes mjedisore.

Në rezolutë kërkohet gjithashtu: “Një moratorium i menjëhershëm për procedurat e reja të lejeve, punimet ndërtimore dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa të shfuqizohen dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura dhe të garantohet përputhja e plotë me standardet e BE-së për mbrojtjen e natyrës.”

Parlamenti Evropian shprehu shqetësim edhe për Ligjin për Investimet Strategjike. Sipas rezolutës, procedurat e përshpejtuara të lejeve dhe dobësimi i kontrollit mjedisor rrezikojnë të kenë pasoja negative në zonat e mbrojtura dhe territoret e tjera ekologjikisht të ndjeshme.

Edhe pse rezoluta nuk është juridikisht detyruese, ajo përbën një sinjal të fortë politik për Shqipërinë në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Qëndrimi i Parlamentit Evropian vjen pas deklaratës së Komisioneres Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, më 15 qershor, e cila u prit me kritika nga ambientalistët.  Ajo tha se Komisioni kishte marrë garanci nga qeveria shqiptare se projekti do t’i nënshtrohej një Vlerësimi të plotë të Ndikimit në Mjedis dhe se do të respektoheshin standardet evropiane.

Sipas Joni Vorpsit nga organizata mjedisore PPNEA, thirrja e Parlamentit Evropian për moratorium të menjëhershëm është pikërisht ajo që nevojitet për mbrojtjen e Vjosë–Nartës.

“Ajo u jep autoriteteve shqiptare kohën dhe qartësinë e nevojshme për t’u përafruar me standardet evropiane për mbrojtjen e natyrës dhe për të shmangur gabime të pakthyeshme që do të dëmtonin rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Ne e duam Shqipërinë në familjen evropiane dhe pikërisht për këtë arsye nuk mund të lejojmë që kjo çështje të trajtohet gabim”, u shpreh Vorpsi.

Edhe Anouk Puymartin, drejtuese e politikave në BirdLife Europe and Central Asia, tha se përmes kësaj rezolute Parlamenti Evropian është rreshtuar përkrah qytetarëve shqiptarë që protestojnë për mbrojtjen e zonës.

“Ky votim dërgon një mesazh të qartë: nuk mund të bëhesh pjesë e Bashkimit Evropian ndërsa shkatërron ligatinat e mbrojtura dhe anashkalon ligjet e tua. Mbrojtja e Vjosë–Nartës dhe respektimi i Direktivave për Shpendët dhe Habitatet janë kushte themelore për anëtarësimin në BE”, u shpreh Puymartin në deklaratën e publikuar nga BirdLife Europe.

Sot është dita e 18-të që qytetarët protestojnë kundër projekteve turistike dhe ndërhyrjeve në zonën e mbrojtur Pishë Poro–Nartë, në atë që tashmë njihet si “Revolucioni Flamingo”.

Protesta nisi si një lëvizje për mbrojtjen e zonës dhe kundër dhunës së ushtruar ndaj një protestuesi në Zvërnec. Me kalimin e ditëve, kërkesat u zgjeruan drejt transparencës, përgjegjshmërisë institucionale dhe kundërshtimit të mënyrës së qeverisjes, ndërsa në shesh po kërkohet edhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. /citizens 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI