Flash

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhuna brutale e policisë ndaj të rinjve/ Reagon OKB: Respektoni të drejtat e njeriut

Lapsi.al 16 October 2026

Dhuna brutale e policisë ndaj të rinjve/ Reagon OKB: Respektoni

Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar për protestat në Tiranë, duke shprehur shqetësim për dhunën dhe rritjen e tensioneve. 

OKB i kushton vëmendje të posaçme edhe veprimeve të forcave të rendit, duke kërkuar përmbajtje dhe proporcionalitet.

“Ne theksojmë nevojën për përmbajtje dhe proporcionalitet në veprimet e forcave të rendit, respektimin e procesit të rregullt ligjor dhe zbatimin e plotë të standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si dhe respektimin e pronës publike dhe private”, thuhet në deklaratë. 

Në deklaratën e saj, OKB riafirmon të drejtën për tubim paqësor, lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit, ndërsa kërkon garantimin e sigurisë dhe dinjitetit të qytetarëve. 

“Ne riafirmojmë të drejtat themelore për tubim paqësor, lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit, si dhe rëndësinë e mbrojtjes së sigurisë dhe dinjitetit të të gjithëve, në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe kuadrit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut”, thuhet në reagim.

Në fund, Organizata e Kombeve të Bashkuara u bën thirrje të gjitha palëve që të shmangin dhunën dhe të angazhohen në dialog.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira të përmbahen nga dhuna, të tregojnë vetëpërmbajtje, të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe të angazhohen në dialog konstruktiv, duke mbështetur vlerat e paqes, në frymën e respektit të ndërsjellë dhe respektimit të shtetit të së drejtës.” ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI