Flash

Franca rihap ambasadë në Damask, Macron vizitë historike

Lapsi.al 7 July 2026

Presidenti i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njoftuan se kanë rënë dakord të riemërojnë ambasadorët në vendet respektive, duke shënuar një hap të rëndësishëm në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike pas më shumë se 10 vitesh.

Njoftimi u bë gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Damask, në kuadër të vizitës historike të presidentit francez në Siri. Gjatë deklaratës së tij, al-Sharaa e cilësoi takimin si një “moment historik” në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Franca mbylli ambasadën e saj në Siri në vitin 2012, në kulmin e luftës civile, ndërsa e rihapi atë simbolikisht në fillim të vitit 2025. Vizita e Macronit është e para e një presidenti francez në Siri në afro dy dekada dhe konsiderohet një sinjal i rëndësishëm i afrimit diplomatik me autoritetet e reja siriane.

Megjithate pertej zhvillimeve pozitive ne marrdheniet diplomatike mes dy vendeve, vizita e Macon u zhvillua nen hijen e nje incidenti te rende sigurie. Dy shperthieme tronditen kete tem arte  kryeqytetin Sirian te Damaskut duke plagosur te pakten 18 persona sipas asaj qe njoftoi Ministria E Brendshme Siriane.

Ky ishte sulmi i dytë në Damask brenda një jave dhe përbën një sfidë për administratën e presidentit Ahmad al-Sharaa, e cila po përpiqet të konsolidojë kontrollin mbi vendin pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad nga grupet kryengritëse në fund të vitit 2024.

Megjithëse autoritetet e reja janë përballur me shpërthime të herëpashershme dhune në pjesë të ndryshme të vendit, Damasku kishte mbetur kryesisht i qetë gjatë muajve të fundit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI