Flash

Gjyqi masiv për trafikun e njerëzve/ GJKKO jep dënimet për 29 të pandehurit

Lapsi.al 3 August 2026

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për një prej çështjeve që lidhen me veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal, i akuzuar për trafikim të paligjshëm emigrantësh dhe falsifikim dokumentesh. 

Procesi u zhvillua pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ndërsa në bankën e të akuzuarve ishin 29 persona, mes tyre Njazi Ademaj, Ylli Brahimaj, Rrezart Domi, Osman Luca, Arsen Caka, Jugert Gashi, Emiljan Marashi, Roland Islamaj dhe të tjerë. 

Çështja u shqyrtua me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Me vendimin nr. 65, datë 3 gusht 2026, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Irena Gjoka dhe Atalanta Zeqiraj deklaroi fajtor Njazi Ademajn për veprën penale të “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”, me qëllim përfitimi, të kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”.

Gjykata pushoi ndërkohë akuzën ndaj tij për “Falsifikimin e letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, duke vlerësuar se ndjekja penale për këtë vepër nuk duhej të vazhdonte.

Pas bashkimit të dënimeve dhe aplikimit të uljes me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar, Ademaj u dënua përfundimisht me 7 vjet e 4 muaj burg, dënim që do të vuhet në një institucion të sigurisë së lartë. 

Fajtor u shpall edhe Ylli Brahimaj për veprat penale të “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Grupit të strukturuar kriminal”. Pas uljes së dënimit për shkak të procedurës së shkurtuar, ai u dënua përfundimisht me 5 vite burg, të cilat do t’i vuajë gjithashtu në një burg të sigurisë së lartë.

Vendimi i GJKKO-së përfshin edhe të pandehurit e tjerë të dosjes, ndërsa gjykata ka dhënë masat përkatëse për secilin prej tyre sipas akuzave dhe rolit të tyre në grupin e strukturuar kriminal. 

Të këshilluara

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI