Flash

Infantino publikon deklaratën absurde prej 880 fjalësh për vendimet “e pazakonta”: sulmon kritikët e Botërorit

Gianni Infantino ka përgëzuar veten për një Kupë Bote “pa incidente” dhe ka akuzuar kritikët e tij se “përhapin urrejtje”.

Lapsi.al 27 July 2026

Gianni Infantino ka përgëzuar veten për një Kupë Bote “pa incidente” dhe ka akuzuar kritikët e tij se “përhapin urrejtje”. Presidenti 56-vjeçar i FIFA-s bëri një bilanc të turneut të kësaj vere në SHBA, Kanada dhe Meksikë përmes një postimi në Instagram me 15 slajde. Në të, ai akuzoi për hipokrizi ata që reaguan ashpër pasi pezullimi me një ndeshje i Folarin Balogun u anulua pas një telefonate nga Donald Trump, vlerësoi mënyrën se si u trajtua kombëtarja e Iranit dhe mbrojti edhe çështjen e vizave që la jashtë turneut arbitrin afrikan Omar Artan.

Infantino, në mënyrë sfiduese shkroi: “Për ata që fshihen pas stilolapsave dhe letrave, pas ekraneve duke përhapur urrejtje dhe thashetheme të rreme, dua të them se ndërsa ju rrini ulur pas tyre, ne në FIFA jemi në vijën e parë, duke organizuar, punuar fort dhe duke sjellë spektaklin më të madh në botë.” Ai shtoi: “Nuk përjetuam asnjë akt dhune, asnjë incident, siguri 100 për qind, vetëm gëzim dhe lumturi! Ndërsa ata festonin, ju ishit të zënë duke mbjellë farat e urrejtjes.”

Shumica do ta konsideronin këtë një Kupë Bote të mbushur me polemika. Pezullimi i dënimit të Balogun ishte në qendër të debatit, duke shkaktuar kritika të forta nga UEFA, kërcënime për veprime ligjore nga Federata Belge dhe një ankesë zyrtare nga drejtuesit e futbollit norvegjez. Por Infantino deklaroi: “Ndoshta ka ardhur koha të tregojmë pak dashuri. Në fakt, vendimet ‘të diskutueshme’ të arbitrave ose vendimet disiplinore ‘të çuditshme’, si për shembull kartonët e kuq ose të verdhë të dhënë gabimisht apo vendimet e mëvonshme për të mos pezulluar lojtarë në situata të caktuara, janë diçka rutinë dhe gjerësisht e pranuar në disa nga kampionatet më të mëdha në botë. Është kurioze që pikërisht vendet që i zbatojnë këto praktika janë ato që kritikojnë.”

Infantino vlerësoi gjithashtu hyrjen pa probleme të kombëtares iraniane në territorin amerikan, pavarësisht konfliktit në Lindjen e Mesme. Kjo ndodhi edhe pse Irani u lejua të hynte në SHBA vetëm një ditë përpara dy ndeshjeve të para të fazës së grupeve dhe katër anëtarëve të stafit fillimisht iu refuzuan vizat. Ai vijoi: “Ndërsa ju përhapnit urrejtje, ne punuam pa u lodhur për të bashkuar dy vende në luftë. Irani hyri në Shtetet e Bashkuara pa incidente dhe pa konflikte. Nuk bëhet fjalë për politikë. Futbolli ka të bëjë me unitetin, jo me ndarjen. Futbolli është më i madh se urrejtja dhe diskriminimi.”

Infantino minimizoi gjithashtu problemet me vizat që prekën disa tifozë dhe që e penguan arbitrin somalez Omar Artan të udhëtonte drejt turneut. Ai tha: “Ju përmendët pak njerëzve të cilëve iu refuzuan vizat dhe injoruat milionat që u miratuan, nga të gjitha anët e botës.”

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI